Tiranë- Familja Rraja prej disa ditësh është në qendër të mediave për shkak të arrestimit të dy të rinjëve, Ramazan dhe Fjoralb, si ‘bossë’ të trafikut të kokainës nga Amerika Latinë nëpër Europë. Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK, i është vënë pas pasurisë së tyre, duke u zbuluar asetet që dyshohet se janë krijuar prej veprimtarisë kriminale.
Ndërkohë që Dosja.al hulumtonte në rrjet lidhur me pasuritë që janë regjistruar në shtet, gjeti një foto interesante. Në shkurt të vitit 2015, kompleksin “Vila Aeroport” e vizitoi edhe vetë kryeministri Edi Rama. Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, me disa kile më pak, Rama del nga mjeti i tij dhe konsumon një kafe me mikun e tij, në lokalin e të afërmit të deputetit të tij, Rrahman Rraja. Ndërkohë që vendi po përgatitej të shkonte në zgjedhje lokale për krerët e bashkive.
Por kush është Xhelal Rraja?
Vitin e shkuar, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, denoncoi se Xhelal Rraja ka qënë i dënuar për vjedhje në Shtugard të Gjermanisë. Asokohe Berisha e denonconte për vjedhjen e një shume të madhe parash, diku tek 110 milionë lekëve në postë.
Marrë nga Dosja.al