• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Zbulohet plani, Trump mund të hedhë idenë e një kandidimi të dytë

23/02/2021
in Botë
0
Donald Trump

Donald Trump

Ish-presidenti Donald Trump ka të ngjarë të parashtrojë mundësinë e kandidimit përsëri për president në vitin 2024, tha të hënën organizatori i një konference konservatore që do të zhvillohet këtë fundjavë dhe ku ish-presidenti do të mbajë fjalimin e tij të parë të rëndësishëm pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Matt Schlapp, kryetari i Bashkimit Konservator Amerikan, i cili do të drejtojë Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Orlando të Floridës, ku zoti Trump do të mbajë fjalimin të dielën, tha se pret që ish-presidenti të flasë për një rol aktiv të tij në politikën e Partisë Republikane.

“Nuk jam i sigurt se çfarë do të thotë ai për vitin 2024, por jam shumë i bindur se ai do ta bëjë të qartë se kjo është një mundësi shumë konkrete,” tha zoti Schlapp për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një përfaqësues i zotit Trump nuk pranoi të komentojë se çfarë mund të thotë ish-presidenti në konferencën katërditëshe. Zoti Trump ka thënë më parë se do të shikojë mundësinë për të garuar përsëri për president. Ai ka sinjalizuar se synon të luajë një rol në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022, ku do të përcaktohet nëse demokratët do të mbajnë kontrollin e Kongresit, duke mbështetur ata kandidatë, që do të sfidojnë republikanët e Kongresit, të cilët votuan për ta hequr ose ndëshkuar atë nën akuzën e nxitjes së trazirave vdekjeprurëse në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar.

Por nëse ai flet për të kandiduar përsëri, kjo do të bënte që në kampin republikan të mos dilnin kandidatë të tjerë për Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që aspirantët për garën e vitit 2024 do të grumbullonin në heshtje mbështetës. Kandidatë të tjerë të mundshëm republikanë për zgjedhjet e 2024-s përfshijnë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe guvernatoren e Dakotës së Jugut Kristi Noem, të cilët do të marrin pjesë gjithashtu në konferencën e Floridës. Një sondazh mes pjesëmarrësve të konferencës mbi preferencat e tyre për 2024-n pritet të krijojë debate në mbarim të konferencës të dielën.

Donald Trump shpenzoi dy muaj pas humbjes në zgjedhjet e 3 nëntorit ndaj demokratit Joe Biden duke pretenduar pa fakte se disfata e tij ishte rezultat i mashtrimeve të gjera zgjedhore, një fushatë kjo që përfundoi me trazirat e 6 janarit dhe që i bëri disa republikanë të njohur të dilnin hapur kundër tij.

Udhëheqës tradicionalë të partisë, të tillë si senatori Mitch McConnell, do të donin që zoti Trump të anashkalohej, ndërsa mbështetësit e tij besojnë se energjia që ai gjeneron në bazën konservatore të partisë mund t’i ndihmojë republikanët të fitojnë në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022.

“Donald Trump do të qëndrojë në lojë dhe do të përfshihet në zgjedhjet paraprake. Ai do të japë opinione dhe do të mbajë fjalime. Kjo i frikëson mjaft republikanët tradicionalë. Ata janë shumë të shqetësuar se ai do të vazhdojë të ketë ndikim. Këshilla ime për ta është të mësohen me këtë gjendje”, tha zoti Schlapp. Ai tha se ish-nënpresidenti Mike Pence, refuzoi një ftesë për të folur në konferencë këtë vit. Analistët thonë se zoti Pence ka patur aspirata për presidencën.

“Atij do t’i duhet pak kohë para se të fillojë të bëjë komente publike,” tha zoti Schlapp./ VOA

Tags: donald trumpkandidim i dytepresident i shbashbashtepia e bardhe
Previous Post

Kosova 24 orët e fundit/ 4 viktima dhe 236 raste të reja nga COVID-19

Next Post

Efektet anësore të vaksinës, kur janë normale dhe kur duhet të shqetësohemi

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Studimi izraelit/ Vaksina Pfizer-BioNTech efikase si në teste ashtu dhe në realitet

Efektet anësore të vaksinës, kur janë normale dhe kur duhet të shqetësohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.