• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Putin fsheh miliardat e tij! Nga të dashurat dhe vajza “sekrete”, kush janë të besuarit “e krimbur” në para

19/03/2022
in Botë
0
Putin fsheh miliardat e tij! Nga të dashurat dhe vajza “sekrete”, kush janë të besuarit “e krimbur” në para

Presidenti rus Vladimir Putini mendohet të jetë personi më i pasur në botë me një pasuri të fshehur prej 200 miliardë funtesh, pasi merr deri në 50 për qind të çdo rubla të prodhuar në Rusi nga njerëzit më të fuqishëm të vendit.

“MailOnline” raporton se një prej vajzave të tij rezulton se është miliardere, pronare e një super vile në Surrey, Mbretërinë e Bashkuar. Ky informacion ka dalë në dritë pasi Agjencia Kombëtare e Krimit ka nisur “gjuetinë” për pasurinë e të fortit të Kremlinit në Mbretërinë e Bashkuar.

87878787845454
87878787845454

Disidenti Alexei Navalny, i cili tani vuan dënimin në një burg rus me akuza të sajuara, (pasi i mbijetoi një atentati të dështuar që besohet se ishte ideuar nga Putini), ka zbuluar se si përdor një rrjet të dashurash, fëmijëve të tij, miqve të KGB-së, aleatëve në politikë, si kryebashkiaku i Shën Petersburgut, shokëve të universitetit dhe miqve të fëmijërisë për të fshehur pasurinë e tij të jashtëzakonshme.

Ndër bashkëpunëtorët e presidentit rus dyshohet se është djali i një kasapi, miku i tij i fëmijërisë, i cili ka një pasuri të pashpjegueshme prej 500 milionë dollarësh, nipi i kushëririt të tij gjithashtu me një pasuri prej 500 milionë dollarësh të pashpjegueshëm dhe ish-shefi i tij i KGB-së, i cili tani është kreu i një prej kompanive më të mëdha të naftës në Rusi. Por ndërsa e ashtuquajtura ‘skuadra e kleptokracisë’ e Agjencisë Kombëtare të Krimit fillon kërkimin e saj për asetet e Putinit në Mbretërinë e Bashkuar, aktivistët pretendojnë se një nga tre vajzat e tij, dy legjitime dhe njëra fryt i lidhjes me pastruesen e tij, tani ka një pasuri që vlen plot 100 milionë dollarë.

Ajo thuhet se zotëron një pronë në Surrey, shkruan “MailOnline” sot. Po ashtu, Putini zotëron një pallat të madh në brigjet e Detit të Zi me vlerë 1 miliard dollarë, e cila është financuar nga ryshfetet nga aleatët që ai ka vendosur në krye të kompanive më të mëdha të naftës dhe gazit të Rusisë, sipas Navalny. E në të njëjtën kohë ai gjithashtu besohet se ka pasuri të fshehura në të gjithë globin në formën e pronave, bizneseve dhe investimeve të mbajtura nga aleatë të besuar.

Putin, 68 vjeç, ka dy vajza Maria, 35, dhe Katerina, 34, nga martesa e tij me Lyudmila Putina. Çifti u divorcua në vitin 2013.

Ndërsa në vitin 2003 lindi vajza nga lidhja e tij e fshehtë me pastruesen Svetlana Krivonogikh. Krivonogikh jeton në Monako me vajzën e saj që ka grumbulluar një pasuri prej 100 milionë dollarësh menjëherë pasi lindi.

Një “celulë e re kleptokratike” e krijuar në Agjencinë Kombëtare të Krimit për të shënjestruar ata që përpiqen të shmangin sanksionet e vendosura në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, po shqyrton nëse Putini ka fshehur miliona paund nga pasuria e tij personale në Londër. Një burim i NCA tha për Telegrafin: “Ka njerëz që punojnë mbi këtë dyshim. Njësia do të gjurmojë paratë e Putinit dhe të bashkëpunëtorëve të tij”.

Financieri Bill Browder, dikur investitori më i madh i huaj i Rusisë, i cili tani e quan veten “armiku numër një” i Vladimir Putinit, thotë se modeli i biznesit të Presidentit është të marrë gjysmën e asaj që fitojnë çdo vit mbi 100 oligarkët e vendit. Rreth 20 prej tyre janë miliarderë. Kjo qasje u zbulua kur në vitin 2003 ai urdhëroi arrestimin e njeriut më të pasur të Rusisë, Mikhail Khodorkovsky. Sipas Browder, oligarkët pas këtij episodi takuan Putinin për të biseduar dhe për të rënë dakord që ai të mos i sulmojë. Putini në këmbim të kësaj u kërkoi “50 për qind” të fitimit të tyre… edhe pse presidenti rus këmbëngul se fiton vetëm 70,000 paund në vit nga paga e tij shtetërore plus një pension të KGB-së.

Këta janë njerëzit që Navalny pretendon se po e ndihmojnë Putinin të fshehë miliardat e tij:

Tags: lufta ne ukrainepasuria e putinvladimir putin
Previous Post

Rihapen kanalet e komunikimit SHBA-Rusi/ Këshilltari amerikan për sigurinë bisedë telefonike me homologun rus

Next Post

Sektori i prodhimit rrit shitjet në rekorde në 3-mujorin e fundit 2021, por punësimi dobët

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Sektori i prodhimit rrit shitjet në rekorde në 3-mujorin e fundit 2021, por punësimi dobët

Sektori i prodhimit rrit shitjet në rekorde në 3-mujorin e fundit 2021, por punësimi dobët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.