Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se Rusia duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar, nëse nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje për paqe.
“Nëse Rusia nuk kërkon paqe, atëherë si rezultat i kësaj lufte do të duhet të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare”, tha Zelenski përmes një video mesazhi.
Lidhur me operacionet ushtarake të Rusisë në lindje dhe jug, ai tha: “I gjithë ky aktivitet i ethshëm i pushtuesve dëshmon për pasigurinë e tyre. Edhe pse me rezerva të mëdha ushtarake dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh, trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të thyer Ukrainën”.about:blank
Ai përsëriti thirrjen e tij për një embargo totale të naftës ruse, shkruan BBC.
Zelenski shprehu mirënjohje për Presidentin amerikan Xho Bajden, pasi SHBA do të ofrojë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.