Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin irlandez këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për përdorimin e urisë si armë për të kapur Mariupolin, qytetin port të shkatërruar nga rrethimi disa javësh, ku sipas organizatave humanitare, situata tani është e dëshpëruar.
‘Duke bllokuar portet dhe anijet që transportojnë ushqime në vendet e Azisë dhe Afrikës, Rusia rrit qëllimisht çmimet e ushqimeve duke parandaluar luftimin e urisë në vendet e varfra, ashtu siç përdor armën e urisë për të nënshtruar Mariupolin’”, tha Zelensky.