Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje hebrenjve anembanë globit të flasin pasi një raketë ruse goditi vendin e masakrës së Holokaustit.
Raketat goditën Qendrën Përkujtimore të Holokaustit Babyn Yar (BYHMC) në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, teksa forcat ruse synonin ndërtesën e kullës televizive pranë përkujtimores.
Në një deklaratë të lëshuar pas sulmit, BYHMC konfirmoi se vendi i përkujtimores, ku rreth 70,000 deri në 100,000 njerëz u qëlluan nga nazistët në një masakër dy-ditore, ishte goditur.
Kryetari i Bordit Këshillimor të BYHMC, Natan Sharanksky tha se ishte ‘simbolike’ që sulmi ndodhi aty ku vdiqën kaq shumë njerëz, raporton CNN, duke thënë: ‘Putini kërkon të shtrembërojë dhe manipulojë Holokaustin për të justifikuar një pushtim të paligjshëm të një vendi sovran demokratik dhe është krejtësisht i neveritshëm. ‘
BYHMC nuk përshkroi nëse kishte dëme të shkaktuara nga shpërthimi.
Zelenskyy, i cili është hebre, inkurajoi një reagim nga populli hebre pas sulmit, duke argumentuar se sulmi “dëshmon se për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është absolutisht i huaj”.
Siç citohet nga YNetNews, ai tha: “Ata nuk dinë asgjë për Kievin, për historinë tonë. Por të gjithë kanë urdhër të na fshijnë historinë, të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve. Ne të gjithë vdiqëm përsëri nga Babi Yar. Edhe pse bota ka premtuar përsëri dhe përsëri se nuk do të ndodhë më kurrë. A nuk e shihni se çfarë po ndodh? Prandaj është shumë e rëndësishme tani që ju, miliona hebrenj në mbarë botën, të mos qëndroni të heshtur. Sepse nazizmi lind në heshtje. Ulërima për vrasjen e civilëve, ulërima për vrasjen e ukrainasve”,-përfundoi ai.