Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy pritet të vizitojë sot Uashingtonin. Në një postim në rrjetin e tij social Twitter, Zelenskyy shkruan se është rrugës për të takuar Presidentin e SHBA-ve Joe Biden.
“Rrugës për në Shtetet e bashkuara për të forcuar aftësitë elastike dhe mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Zelenskyy në llogarinë e tij në Twitter.
“Në veçanti @POTUS dhe unë do të diskutojmë bashkëpunimin midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara. Do të kem gjithashtu një fjalim në Kongres dhe një sërë takimesh dypalëshe”.- shkroi ndër të tjerash Zelenskyy.