• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Zëri Amerikës: Shqipëria, i vetmi vend që nuk dënoi gjenocidin në Srebrenicë

13/05/2022
in Politikë
0
Zëri Amerikës: Shqipëria, i vetmi vend që nuk dënoi gjenocidin në Srebrenicë

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi sot kërkesën e disa deputetëve opozitarë, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, për të hartuar një projekt-rezolutë mbi gjenocidin e forcave serbe kundër civilëve në Bosnje Hercegovinë. Kërkesa ishte paraqtur dy ditë më parë në byronë e Kuvendit për ta përfshirë në procedurat parlamentare, por edhe aty ajo u refuzua.

Sipas rregullores së Kuvendit, nëse kërkesat e deputetëve nuk miratohen në byronë e Kuvendit, atëherë ato diskutohen si të tilla në seancë plenare me një diskutim pro dhe një kundër.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në Kuvend se nisma synon nderimin e 8 mijë viktimave të Srebrenicës dhe solidaritetin me boshnjakët, një genocid i sanksionuar me vendime të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

“Në rast se Ballkani sot ndodhet në këtë situatë dhe nuk ecën drejt Bashkimit Europian, një nga shkaqet më madhore është qëndrimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Aleksandar Vuçiç, i cili është frymëzues i gjenocidit serb. Dhe, pa njohur gjenocidin Serbia, ky njeri është një Putin i vogël i gatshëm t’i ripërsërisë ato në çdo kohë” – tha zoti Berisha.

Por kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se Shqipëria e ka dënuar, e dënon dhe do ta dënojë gjenocidin e Srebrenicës, e njohur si tragjedia e Bosnjës, dhe ka mbështetur të gjithë vendimet dhe qëndrimet ndërkombëtare përkrah bosnjakëve.

“Masakra ndodhi më 11 korrik 1995 dhe Berisha është një nga ata që ka përgjegjësi direkte për një pjesë të turpit që mori Shqipëria atëherë. Genocidi serb në Srebrenicë nga ushtria jugosllave është ushqyer me naftë prej Sali Berishës” – tha zoti Balla.

Ai propozoi një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Shqipërisë të mbahet më 11 korrik, ku të përmendet gjithë historia, vendimet ndërkombëtare dhe ndikimi i autoriteteve të Shqipërisë nën drejtimin e ish presidentit Berisha.

Zoti Balla theksoi se kërkesa po rrëzohet për shkak të propozuesve dhe jo prej temës, që sjell. Deputetët socialistë votuan kundër kërkesës së mbështetësve të ish kryeministrit Berisha.

Ky i fundit e komentoi votimin e socialistëve si një “shkelmim mbi 8 mijë viktimat e Bosnjes dhe mbi jetën e dhjetë mijë shqiptarëve në Kosovë”.

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter se “gjoja dështimi i një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar” ishte një “lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit”.

Zoti Rama tha se “Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”, i cili, sipas tij, “kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik”.

Në mbrëmje reagoi përmes Facebook-ut edhe presidenti Ilir Meta, duke e quajtur “tejet zhgënjyes” votimin në Kuvend.

“Jam tejet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor” – tha zoti Meta.

Prej shumë vitesh Shqipëria është ndër vendet e pakta që nuk ka miratuar një rezolutë për të dënuar genocidin serb në Srebrenicë./ VOA

Tags: albanewsgjenocidi i srebrenicesZëri Amerikës
Previous Post

Dialogu Kosovë-Serbi, sot takimi i radhës mes delegacioneve në Bruksel

Next Post

Banka Botërore i vjen në ndihmë Shqipërisë, 75 milionë dollarë për furnizimin me ujë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Banka Botërore i vjen në ndihmë Shqipërisë, 75 milionë dollarë për furnizimin me ujë

Banka Botërore i vjen në ndihmë Shqipërisë, 75 milionë dollarë për furnizimin me ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mesazhi i Kim: PD foli për Doshin, po të tjerët pse heshtin? Nga çfarë keni frikë? Jeni aleatë?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.