Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk mbrëmë dha një përditësim mbi numrin e civilëve që kanë mundur të largohen nga vija e frontit. Ajo tha se gjithsej 140,000 janë evakuuar nga zonat e konfliktit, pavarësisht përpjekjeve jo të suksesshme për të larguar qytetarët nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupol.
Dje, një korridor humanitar dështoi edhe një herë në portin e Detit të Zi, ndërsa bombardimet ruse vazhduan. Kuptohet se 2,187 njerëz kanë vdekur në Mariupol që nga fillimi i luftës.
Vereshchuk tha më tej: “Kolona ka qëndruar në Berdiansk dhe nesër do të përpiqet përsëri të arrijë Mariupol.”
Ndërkohë, disa mijëra njerëz kanë arritur të largohen nga qytetet në rajonin e Kievit. Rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga rajoni lindor i Luhanskut.