Është mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. I pari që ka folur ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili i ka qëndruar propozimit të tij të mëparshëm që 16 maji të jetë data që të mbahet raundi i parë i votimit për presidentin.
Sipas Kushtetutës, procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të nisë 60 ditë përpara mbarimit të mandatit presidencial, ndërsa raundi i parë i votimit zhvillohet jo më shumë se 7 ditë nga fillimi i saj.