Burime bëjnë me dije se Belind Këlliçi do të dorëzojë kandidaturën për Kryetar të Bashkisë. Këlliçi gëzon mbështetjen e Rithemelimit por edhe Partisë së Lirisë. Dje Sekretari i Përgjithshëm i PD së Flamur Noka tha se ai është një nga kandidatët më potencialë.
Ndërkohë Rithemelimi ka hapur primaret për Tiranën, Elbasanin e Durrësin. Brenda këtyre ditëve do të mblidhen kandidaturat ndërsa brenda nëntorit Rithemelimi e opozita nxjerr kandidatët për këto bashki.