• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Zgjedhjet në LSI/ Kryemadhi: Mund të bënim dhe fasadë me 10 kandidatë, por gara kryesore është 25 prilli

24/11/2020
in Aktualitet, Politikë
0
Zgjedhjet në LSI/ Kryemadhi: Mund të bënim dhe fasadë me 10 kandidatë, por gara kryesore është 25 prilli

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi procesin e zgjedhjeve në LSI, nga i cili ajo u rikonfirmua në detyrë.

E ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Kryemadhi tha se gara brenda LSI ka qenë e hapur që në muajin korrik dhe çdokush mund të kandidonte.

Teksa theksoi se nuk doli asnjë kandidat, Kryemadhi tha se partia vendosi që të mos bënte fasadë, por të kërkonte votëbesim për kryetaren.

Për Kryemadhin beteja dhe gara e radhës për LSI do të jenë zgjedhjet e 25 prillit.

Kryemadhi: Kushdo që donte mund të kandidonte. Në statutin e LSI-së mund të drejtohesh, të anëtarësohesh dhe të bëhesh menjëherë anëtar i LSI-së e mund të garosh si për delegat edhe për kryetar. Kushdo dhe nga ju që mund të jeni këtu ose kushdo që na dëgjon mund të vinte që në fillimet e muajit korrik, siç kanë qenë edhe afatet kohore sipas statutit, menjëherë është shpallur procesi për kryetar, por edhe për delegatë. Sepse sipas statutit mbarimi i mandatit të kryetarit dhe të delegatëve e bënte të domosdoshme krijimin e kësaj konvente.

Po si ka mundësi që një forcë kaq e madhe, me këto prurje kaq të mëdha, nuk ka askush ambicie për të garuar me ju?

Kryemadhi: Nuk është çështje ambicie, të jeni të bindur që ambicia për ta drejtuar këtë do të jetë pas 25 prillit, ku do të jetë procesi i ambicies më të madhe për secilin nga ne. Nuk ka të bëjë kryetari, por ka të bëjë ekipi drejtues. Kryetari është një drejtues që drejton procesin, bën të gjithë axhendën politike dhe organizative. Ajo që është shumë e rëndësishme, kandidimi i Monika Kryemadhit nuk ka të bëjë me të qenit vetëm, por ka të bëjë për sa i përket përgjegjësisë. Monika Kryemadhi së bashku me të gjithë strukturën e LSI-së, garën e tyre të vërtetë dhe reale e kanë më 25 prill. Ajo është gara kryesore e LSI-së.

Nëse ju doni që të bëjmë fasadë, ne bënim fasadë, jo me një por me 10 kandidatë. Bënim edhe sikur po bënim debate publike e mediatike nëpër televizione. Ambicia nuk ka të bëjë me kryetarin, ambicia ka të bëjë  me çfarë u ofrojmë ne njerëzve. Mendoj që ky është një nga problemet. Nganjëherë ne fokusohemi nga ambicia e individit dhe nuk fokusohemi tek ambicia e shoqërisë. Shoqëria shqiptare ka nevojë për të ecur përpara, shoqëria shqiptare nuk ka nevojë për të ngritur kultin e individit.

Ku ndryshoni ju nga Edi rama? Edhe ju si Rama kandiduat me një kandidat. Dikush thotë që për të parë qeverisjen e neësërme duhet të shohim opozitën e sotme?

Kryemadhi: Ndryshimi im mes Edi Ramës dhe LSI, në zgjedhjet e 30 qershorit unë Ramën nuk e kam sulmuar pse kandidoi vetëm me një kandidat, por edhe kur kishte mundësi të zgjidhte një kandidat ai nuk arriti të gjejë një kandidat të saktë. Tjetra kishte një dekret presidencial që shtynte datën e zgjedhjeve nga 30 qershori në 13 tetor.

Tags: albanewslsimonika kryemadhiZgjedhjet e 25 prillit
Previous Post

Debati për viktimat nga Covid/ Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve: Asnjëherë s’jemi marrë me shifrat e vdekjeve

Next Post

Tjetër humbje jete nga radhët e bluzave të bardha/ Kush është mjeku pneumolog që vdiq nga koronavirusi?

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Next Post
Tjetër humbje jete nga radhët e bluzave të bardha/ Kush është mjeku pneumolog që vdiq nga koronavirusi?

Tjetër humbje jete nga radhët e bluzave të bardha/ Kush është mjeku pneumolog që vdiq nga koronavirusi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.