Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhje për kreun e ri të partisë më 13 qershor. Bëhet e ditur se në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana. Anëtar të këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo.
Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli , Lulzim Omuri do të jenë ndihmës.
Vendimi për zgjedhje brenda partie erdhi ditën e sotme pas mbledhjes që u zhvillua në selinë blu mes anëtarëve të PD-së. Ky vendim do të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD.