• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Zgjerimi i detit nga ana e Greqisë/ Mustafa Nano: Pse e konsideroj absurde idenë e tradhtisë kombëtare

28/12/2020
in Aktualitet
0
Zgjerimi i detit nga ana e Greqisë/ Mustafa Nano: Pse e konsideroj absurde idenë e tradhtisë kombëtare

Gazetari Mustafa Nano i konsideron absurdë zërat që kanë folur për tradhti kombëtare pas vendimit të qeverisë greke mbi shtyrjen e kufirit detar në 12 milje, ndonëse nuk e kupton pse del kryeministri Rama, e jo një diplomat shqiptar me kompetencë teknike, për të bërë sqarime.

Nano flet edhe për zgjedhjet në Kosovë, dhe thotë se Vetëvendosja përfaqëson dëshirën e kosovarëve për ndryshim.

Ai shton gjatë një interviste për TVT, se edhe vetë do t’ia jepte votën këtë herë, por në të njëjtën kohë shpreh frikën prej disa praktikave të kësaj partie në komunikimin publik, që Nano i quan staliniste.

-Ka pasur polemika të shumta mbi dekretin presidencial të Greqisë, që zgjeron detin e saj territorial në 12 milje. Një pjesë flet për tradhti kombëtare, ndërsa kryeministri Edi Rama i quan broçkulla këto pretendime. Si e vlerësoni ju këtë debat?

Nano: Unë di që tradhtitë kryhen nëpërmjet marrëveshjeve të dy qeverive. Ndërsa në këtë rast, kemi thjesht një vendim të qeverisë greke, vendim të Athinës. Kështu që unë e konsideroj absurd pretendimin mbi ndonjë tradhti kombëtare. Dhe të mendosh që këtë pretendim e kanë ata që kanë nënshkruar para disa vitesh një marrëveshje mbi kufirin detar me Greqinë, e cila është hedhur poshtë nga Gjykata jonë Kushtetuese.

Ka një gjë që nuk kuptoj në këtë mes, megjithatë: Pse në çdo rast del kryeministri Rama për të bërë sqarime? Pse nuk del dikush tjetër, që ka edhe kompetencën teknike për të bërë sqarime? Është ky fakt, tok me ndonjë aluzion që vjen nga Athina, që i bën një numër shqiptarësh të mendojnë se në këtë mes ka diçka që nuk shkon. Por unë vetë nuk kam dyshime të kësaj natyre. Mendoj se të gjitha mospajtimet e dyshimet do të gjejnë zgjidhje me vendimin që do të merret, si është rënë dakord, nga një gjykatë ndërkombëtare.

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar qarkullim të elitave dhe kufizim të mandateve të kryeministrit nëse vjen në pushtet. Si e shihni ju këtë tezë të tij?

Mustafa Nano: Janë dy elementë në këtë tezë. Po e filloj nga kjo e dyta: kufizimi i mandatit të kryeministrit. Asgjë të keqe nuk do të kishim, nëse do të vendosej kështu, por në të njëjtën kohë duhet ta themi se kjo ide është një shpikje që nuk para ka precedentë në botën demokratike, nëse përjashtojmë rastin amerikan. Në Europë, ku bëjmë pjesë edhe ne, është ndryshe. Kryeministrin e zgjedh populli. Dhe mund të ndodhë që populli të ketë një mendim shumë të mirë për një njeri, për një njeri që është i zoti, dhe që vjen në krye të punëve të vendit. Kudo qëllon që një udhëheqës të rrijë më shumë sesa dy mandate. Kemi, për shembull, Angela Merkelin, në këtë moment. Kemi pasur Tony Blair-in. Por kemi edhe të tjerë.

Ndërsa lidhur me qarkullimin e elitave, ka një mënyrë shumë të thjeshtë për ta bërë të mundur, nëse biem dakord që qarkullimi i elitave është një gjë që duhet bërë: të ndërrohet kryetari. Në momentin që kryetari ndërrohet (dhe ndërrohet me të vërtetë, jo sa për formë), atëherë elitat vetvetiu ndërrohen; të paktën me Kodin Elektoral që kemi në Shqipëri. Sepse nëse ke një ligj tjetër elektoral, siç është i sistemit maxhoritar, atëherë nuk e ka kryetari në dorë ndërrimin e elitave, por populli vet. Nëse një zonë e caktuar elektorale voton për dikë gjithë jetën, ai do të rrijë gjithë jetën deputet. Këtu kemi – edhe në Perëndim – kemi njerëz që në një moment të caktuar janë zgjedhur deputetë dhe vazhdojnë ende të jenë deputetë. Kështu që qarkullimi i elitave nuk është shumë i rëndësishëm. Është i rëndësishëm qarkullimi i kryetarit. Sidomos në Shqipëri, ku kryetari ka në dorë gjithçka.

Në lidhje me zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti është shprehur se do të marrë të paktën 65 deputetë. Çfarë komenti keni ju për zgjedhjet në Kosovë? A do të kenë ndikim këto zgjedhje në Shqipëri?

Mustafa Nano: Zgjedhjet në Kosovë janë ngjarja më e rëndësishme në botën shqiptare, sot për sot. Dhe duket se këto zgjedhje do të fitohen nga Vetëvendosja dhe nga partia e Albin Kurtit. Unë mendoj se shoqëria kosovare duhet të përgatitet – madje duhet ta vendosë në preventiv këtë gjë – se pushteti me shumë gjasë do të bjerë në duart e Vetëvendosjes. Kjo është një ngjarje që nuk mund ta pengojë dot askush mesa duket. Ndoshta nuk është mirë ta pengojë ndokush – po të kishte fuqi – sepse në Kosovë, me sa shihet, me sa shoh unë, nevoja për ndryshim është nevojë dramatike.

Nevoja për ndryshim mbartet e përfaqësohet nga partia e re, që në këtë rast e ka emrin Vetëvendosje. Dhe në këtë kuptim, këtë ngjarje nuk mund ta frenojnë dot. Por unë vet, po të isha pjesë e shoqërisë kosovare, do të isha pak i frikësuar, edhe pse votën mund t’ia jepja. Sepse partia e Albin Kurtit është një parti që përfaqëson dhe mbart sot ndryshimin, por nga mënyra e funksionimit, e organizimit, bart edhe një ngjyrim autoritarist, apo për ta thënë me një fjalë më të rëndë, bart edhe një ngjyrim stalinist.

Ka një lider absolut, që po shndërrohet në një kult, dhe nëse dikush i bën kritika, bëhen menjëherë të gjallë me qindra, ndoshta me mijëra vetë në rrjetet sociale, apo kudo, që të vërsulen, të hedhin baltë, të bëjnë pis, të konsiderojnë tradhtar. Pra, është një mënyrë e frikshme e organizimit dhe e funksionimit të partisë, dhe shoqëria kosovare në një kohë që nuk mund ta frenojë dot ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet duhet të bëhet gati, apo të krijojë qysh tani mekanizmat për t’u bërë ballë prurjeve negative që e karakterizojnë partinë e Albin Kurtit

Tags: albanewsmustafa nanozgjerimi me 12 milje
Previous Post

Gentian Zenelaj jep lajmin e trishtë: Babai ndërroi jetë, pas një beteje të gjatë me COVID-19!

Next Post

Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho, Elona Kaleshi kërkon të dalë nga qelia

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Çifti Pasho

Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho, Elona Kaleshi kërkon të dalë nga qelia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.