Vatra e zjarrit në Malin e thatë është zgjeruar gjatë natës duke prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës në Pogradec. Sipas të dhënave një grup pune prej 10 vetash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës. Sipërfaqja e përshkruar është e madhe dhe zjarri po i afrohet pyjeve me dushk.
Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca njerëzore për shuarjen e tyre. Zjarri vijon prej 4 ditësh në këtë zonë ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës ka marrë përhapje të madhe.