Lezhë- Harta e përmbytjeve në qytetin e Lezhës vijon të zgjerohet, ku uji ka depërtuar në zona të tjera. Sipërfaqja e tokave nën ujë në qarkun e Lezhës është në total momentalisht 4 mijë e 300 hektarë.
Kjo ka bërë që disa fshatra e rrugë të bllokohen, duke rrezikuar dhjetëra fëmijë e mësuesë të ngelen pa shkuar në shkollë.
Për pasojë 44 fëmijë në Malecaj dhe mësues në Ungrej hasin vështirësi prej rrugëve të përmbytura apo shembura, duke rrezikuar për të shkuar në shkollë.