Para pak minutash u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme për zgjedhjen e Presidentin e ri të FSHF-së.
Armando Duka fitoi mandatin e tij të gjashtë, ndërsa kujtojmë se për herë të parë është zgjedhur si President i FSHF-së në vitin 2002.
Duka mori 37 vota ndërsa Starova 4. Dy vota të tjera u shpallën të pavlefshme
Të pranishëm në këtë Asamble ishin 43 delegatë me të drejtë vote nga 55 në total. Duka u shpall fitues që në raundin e parë teksa siguroi shumicën e votave.