Tiranë- SPAK ka kërkuar informacione të plota nga autoritetet italiane mbi përgjimet e zbardhura të antimafias për Ndargheta-n.
Fax News raporton se SPAK i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë drejtësisë italiane përsa i përket hetimeve në vendin fqinj. Me anë të kësaj shkrese, SPAK do të kërkojë akte që janë bërë publike dhe akte që nuk janë bërë publike nga dosja hetimore e prokurorisë së Katanzaros.
Ndërkohë, informacioni do kërkohet për çdo personazh që ka rezultuar në përgjime, apo episodë ku përmendet Shqipëria dhe këto të dhëna do të vlerësohen me fakte që do verifikohen për tenderët në vendin tonë. Kërkesa për ndihmë juridike do bëhet me procedurë të përshpejtuar.