PUKË– Hetuesit italianë kanë kontrolluar vendin ku është gjetur makina e djegur e biznesmenit Davide Pecorellit. Prej tre ditësh ata vijojnë të jenë në Shqipëri, vend ku u zhduk biznesmeni italian. Tashmë hetuesit kanë dhe makinën e djegur ndërsa presin të marrin përgjigjet e analizave të ADN-së për të mësuar nësë eshtrat e gjetura në makinë janë të Pecorellit.
Hetuesit italianë kanë ngritur dy pista për zhdukjen e biznesmenit. Ata dyshojnë se kjo mund të jetë një vetëvrasje mirëpo nuk anashkalojnë mundësinë e vrasjes së ndodhur për shkak të ndonjë grabitje.