Javën e ardhshme policia italiane do të udhëtojë drejt Tiranës për të ndjekur hetimet në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pekoreli.
Sipas mediave italiane ata do të interesohen edhe për përgjigjet e analizës së ADN-së nga eshtrat e gjetura brenda automjetit “Skoda”, me të cilin po udhëtonte biznesmeni italian,
Brenda automjetit të Pekorelit u gjetën edhe sendet personale të tij, ora dhe telefoni.
Me datë 3 Janar Davide u përcoll në aeroportin e Fiumicinos nga një mik i tij, për të udhëtuar më pas drejt Tiranës.
Prej andej ai u nis drejt Vlorës dhe në fund në Pukë ku fjeti për dy netë ndërsa kishte rezervuar edhe për një të tretë. Makina e tij u gjet e djegur në këtë zonë mëngjesin e 5 Janarit.