Pas gjashtë ditësh e bllokuar në Kanalin e Suezit më në fund anija Ever Green është zhvendosur.
Autoriteti i Kanalit Suez tha se anija Ever Green “është zhvendosur me sukses. Kjo ishte rezultat i manovrave të suksesshme të tërheqjes që çuan në zhvendosjen e anijes në 80%.
Anija,e cila peshon më shumë se 200,000 ton, është larguar nga bregu perëndimor i kanalit duke bërë të mundur hapjen e trafikut. Sterna tani ishte rreth 335 metra larg bregut, sipas Autoritetit të Kanalit të Suezit.
Ndërsa anija po lëvizte, ajo që mbeti e paqartë është nëse harku – një zgjatim në pjesën e përparme të anijes është plotësisht i pastër nga papastërtitë dhe mbeturinat. Nëse është akoma e ngecur në argjilë ose pengohet nga shkëmbinjtë, optimizmi i mëngjesit të sotëm mund të zbehet shpejt.
Përktheu nga anglishtja Alba News
Burimi: AU News
Ever Given, the giant container ship blocking #SuezCanal has started to move. Over 300 ships are jammed in #Suez Canal since Ever Given blocked the passage connecting Asia to Europe & US. #SuezBLOCKED pic.twitter.com/nMkPMrYLEv
— Consumer Grassroots (@Consumers_Kenya) March 29, 2021