SARANDË– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fsahtin Aliko në bashkinë Finiq. Mësohet se të gjithë banorët e fshatit Aliko janë evakuuar nga fshati pasi flakët rrezikojnë edhe banesat e tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset e bashkive Finiq, Sarandë dhe Delvinë që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Deri më tani është raportuar për dëme të mëdha materiale pasi janë djegur hektarë të tëra me pyje, por nuk ka persona të lënduar.