Tiranë- Një banesë në kryeqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Sipas njoftimit të policisë si pasojë e flakëve që kanë përfshirë banesën, një 50-vjeçar me inicialet P.C ka humbur jetën.
Njoftimi i policise:
Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.