Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat, ka treguar se Gadishulli i Karaburunit, nuk ka asnjë vatër zjarri aktive. Megjithatë ai tha se kjo nuk shihet si triumf, pasi ka ende ditë të tjera të nxehta.
Më tej Peleshi tregoi se aktualisht ndodhen 9 vatra zjarri aktive, ndërsa shtoi se më problematikja janë ato të Kukësit
“Ndodhemi pranë vatrës më serioze. Nuk jemi në një moment triumfi përfundimtar, por të paktën për këtë zonë që na ka munduar, sot mund të themi që ka zero vatra zjarri. Sot Gadishulli i Karaburunit është i qetë, pa vatra zjarri. Por kemi ende shumë ditë të nxehta përpara, çdo gjë mund të ndodhë.
Jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të përballuar çdo gjë, por mirë. Kemi ende 9 vatra zjarri aktive, më kritikja është në Kukës, dy vatrat atje. Kemi 175 vatra zjarri të shuara, kemi rreth 3 mijë trupa në rang vendi të angazhuara, kemi 1.500 forca zjarrfikëse në të gjithë vendin”, tha Peleshi.