• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Zjarrfikësi që u gjend pranë Princeshë Dianës në aksidentin fatal rrëfen për herë të parë fjalët e fundit të saj

23/06/2021
in Botë
0
Zjarrfikësi që u gjend pranë Princeshë Dianës në aksidentin fatal rrëfen për herë të parë fjalët e fundit të saj

Një shef zjarrfikësish që ishte një nga personat e parë që ndihmoi Princeshën Diana pas përplasjes së saj fatale në Paris, ka folur për herë të parë për fjalët e fundit që i tha princesha.

Rreshter Xavier Gourmelon tha për Daily Mail se kur ai arriti në vendin e aksidentit në gusht të vitit 1997, Diana ishte ende duke lëvizur dhe duke folur.

“Ajo foli në anglisht dhe tha: ‘O Zot, çfarë ka ndodhur?’ Unë mund ta kuptoja, kështu që u përpoqa ta qetësoja atë. Unë po i mbaja dorën,” tha Gourmelon, i cili dha deklarata në polici, por kurrë më parë nuk ka folur në shtyp. Përplasja në një nënkalim la menjëherë të vdekur shoferin Henri Paul si dhe të dashurin e ri të Dianës, Dodi Fayed

Diana, megjithatë, dukej fizikisht mirë përveç një shpatulle të dëmtuar, kujton Gourmelon – i cili nuk e kishte idenë se po përpiqej të shpëtonte një princeshë.

Vetëm pasi Lady Diana u mor me një ambulancë, ai zbuloi se kush ishte nga një kapiten në vendngjarje.

“Ai më thotë se kush ishte ajo. Po, unë e njihja, por në atë moment nuk e njoha,” -tha ai për tabloidin.

Një nga personat e parë që u përpoq ta ndihmonte princeshën, ishte edhe mjeku jashtë shërbimit, Frederic Mailliez, i cili kaloi në skenën e aksidentit ndërsa po kthehej në shtëpi nga një festë.

Ai pa dy persona që ishin me sa duket të vdekur dhe dy të tjerë – përfshirë truprojën e Dianës, që ishin plagosur rëndë, por ende gjallë. Ai së pari ndihmoi Dianën, e cila ishte në pjesën e pasme të makinës.

“Zbulova se ishte një grua e bukur dhe nuk kishte ndonjë dëmtim [serioz] në fytyrë. Ajo nuk ishte gjakosur, por ishte pothuajse pa ndjenja dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Ajo dukej mirë në minutat e para,” kujton ai. “Kështu që fillova t’i flas anglisht asaj, duke i thënë se isha mjek dhe se ambulanca ishte duke ardhur dhe gjithçka do të shkonte mirë. Dhe kështu u largova nga skena pa e ditur se kë isha duke trajtuar.”

Tags: aksidenti qe i mori jeten princeshe dianesprincesh diana
Previous Post

Ushqimet që duhen shmangur me çdo kusht në ditët e nxehta

Next Post

Disa arsye pse gjatë ditëve të nxehta flemë më pak dhe më keq

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Disa arsye pse gjatë ditëve të nxehta flemë më pak dhe më keq

Disa arsye pse gjatë ditëve të nxehta flemë më pak dhe më keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.