KORÇË– Mbrëmjen e djeshme në Korçë një shtëpi dy-katëshe ku jetonin 3 vëllezër është shkrumbuar nga flakët.
Ngjarja ndodhi në afërsi të Muzeut Arkeologjik, pas Katedrales së qytetit, fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Ditën e sotme njëri nga 3 vëllezërit ka folur për ‘Report Tv’, ai ka treguar për mjerimin në të cilin jetonin, ku prej 5 vitesh jetonin pa drita pasi shteti ua ka prerë.
“Ne kemi 5 vjet që nuk kemi drita dhe që jetojmë në këtë shtëpi. Nuk e di tani si harruam këtë qiri ndezur. Jemi shumë të frikësuar se jemi dhe jashtë. Kërkojmë nga shteti të na fusi në një vend dhe të na ndihmojë të kalojmë në një shtëpi“, tha ai.