Presidenti i Republikës Ilir Meta është nisur në mesnatë drejt Kalimashit për shkak të situatës kritike të zjarreve.
Meta njofton se tuneli i Kalimashit tashmë është i kalueshëm falë ndërhyrjes se shërbimeve zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës, ndërsa bën me dije se vazhdon ende puna për të mbrojtur tunelin nga flakët dhe për të mbrojtur banesat në zonën e Shemrisë.
Më tej Meta thekson se në orët e para të mëngjesit të sotëm do të bashkohen më shumë forca për të fikur zjarret në malin e Rrunës.
“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt. Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës. Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”, bën me dije Meta.