Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ashtu sic pretendon opozita.
Në një interivstë për agjencinë e lajmeve MIA, Zaev tha se një veprim i tillë do të ishte tradhti ndaj atyre që mbështetën agjendën evropiane.
“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, të pabaza janë kërkesat e opozitës për dorëheqje të Qeverisë. Nuk ka as nevojë e as logjikë për dorëheqje. Një veprim i tillë do të ishte tradhti ndaj atyre që mbështetën agjendën evropiane të vendit. Qeveria është stabile, e mbështetur nga një shumicë stabile parlamentare.
Besimi i shumicës së qytetarëve të cilët i dhanë politikave të kësaj qeverie për shkak të vendosmërisë që t’i zgjidh të gjitha çështjet e hapura, përfshi edhe këtë me Bullgarinë. Mickoski le të shohë oborrin e tij në pallatin e bardhë, le të mendoj dhe zëshëm le të përgjigjet, kush është ai që duhet jep dorëheqje, pas aq shumë zgjedhje të humbura”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për MIA.