• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Zviceranët para një zgjedhje të vështirë – a do t’i dorëzohen ata Perëndimit?

05/05/2022
in Botë
0
Zviceranët para një zgjedhje të vështirë – a do t’i dorëzohen ata Perëndimit?

Zviceranët janë identifikuar gjithnjë me qëndrimet e tyre neutrale madje ata njihen si hartuesit e parë të politikave të neutralitetit, por zhvillimet e fundit i kanë tensionuar gjakrat duke i vendosur para një zgjedhje të vështirë. Javët e fundit, Zvicra ka refuzuar dy kërkesa të Gjermanisë për të eksportuar municione drejt Ukrainës duke provokuar një debat të zjarrtë rreth vlerave dhe identitetit europian.

Ç’qëndrim pritet të mbajtë ajo tani, përballë një trysnie të vazhdueshme nga Perëndimi? Neutraliteti zviceran parashikon që ky shtet të mos përzihet me asnjë konflikt ushtarak apo politik mes dy apo më shumë shteteve të tjera.

Foto nga Lufta e Dytë Botërore. Bern, Zvicër.

Kjo politikë ka qëllim të promovojë paqen dhe të garantojë sigurinë e shtetasve zviceran. Që prej vendosjes së neutralitetit gjatë Traktatit të Parisit në vitin 1815, Zvicra nuk ka marrë pjesë në asnjë luftë – përfshi dy Luftërat Botërore.

Madje ata pritën deri në vitin 2002, për t’iu bashkuar OKB-së. Por, konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës duket se i ka lëkundur themelet e kontinentit europian duke shkaktuar një ‘tërmet’ të vërtetë mes politikbërësve dhe qytetarëve zviceran që po vihen para një zgjedhje të vështirë – që nuk iu është dashur ta bëjnë prej qindra vitesh.

A do të jetë lufta e Putin – ajo që i sjell fundin neutralitetit zviceran?

Të përballuara me një presion të paprecedentë – Finlanda dhe Suedia po rendin për herë të parë drejt dyerve të NATO-s, duke anashkaluar kërcënimet e njëpasnjëshme të Putin. Ata thuhet se do të marrin një vendim për t’u antarësuar brenda muajit.

Por Zvicra duket se po tregohet shumë më e palëkundur. Pasi presidenti Putin vendosi të hynte në Ukrainë më 24 shkurt 2022, e gjithë Europa së bashku me SHBA-në, e goditi atë me sanksione të njëpasnjëshme ekonomike – sanksione të cilave Zvicra nuk iu bashkua për ditë të tëra derisa më në fund u dorëzua duke u bërë dhe ajo pjesë.

Presidenti zviceran Ignazio Cassis jep lajmin e sanksioneve të Zvicrës kundër Rusisë. REUTERS/Arnd Wiegmann

Ky ishte hapi i parë i cili nisi të vinte në dyshim pozicionin e Zvicrës në këtë luftë që duhet thënë është konflikti më i madh dhe më kërcënues për Europën qysh prej Luftës së Dytë Botërore.

Kjo lëvizje u përshëndet masivisht nga liderët perëndimorë ama brenda për brenda Zvicrës ajo shkaktoi një debat përçarës – sidomos nga e djathta ekstreme e cila kërkon të mbajë një qëndrim stoik duke mos vënë në diskutim neutralitetin zviceran. Partia më e madhe në Zvicër është partia e djathtë SVP apo Partia Popullore Zvicerane.

Ajo ka propozuar që kjo çështje të zgjidhet me referendum – si e vetmja mundësi për të marrë një vendim i cili do të ishte kompatibël me vlerat demokratike. Por kjo nuk do të ishte hera e parë që Zvicrës i është dashur të marrë një vendim që e vë në pikëpyetje neutralitetin e saj.

Sa neutrale është vërtetë Zvicra?

Gjatë Luftës së Ftohtë, ajo u bë fshehurazi pjesë e shteteve që vendosën embargon ekonomike kundër bllokut sovjetik – një lëvizje që u pranua prej tyre shumë vite më vonë. Në të njëjtën kohë, Zvicra refuzoi të bëhej pjesë e bojkotit kundër regjimit të aparteidit në Afrikën e Jugut – gjë që e lejojë atë të fitonte disa dhjetëra miliarda dollarë nga tregtia e arit.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe gjatë Luftës së II Botërore, kur zviceranët vazhduan të blinin arin e nazistëve, duke u kthyer kështu në një prej investitorët më të mëdhenj në ekonominë gjermane të kohës që i dha një ndihmë të jashtëzakonshme përpjekjeve të luftës nazistë.

Rezerva më e madhe e arit e gjetur nga Aleatët në një minierë kripe pas rënies së regjimit nazist në Gjermani. Foto: widdershausen.de

Këto janë disa pika kyçe të historisë, ku Zvicra ka treguar lëkundje për sa i përket neutralitetit të saj por zhvillimet e fundit duket se kanë fuqinë të ndryshojnë tërësisht rrjedhën e historisë. Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë ka provuar të jetë një çështje krejtësisht unike që po lëkund edhe themelet e disa prej shteteve më të fuqishme si Finlanda e Suedia – ndaj qëndrimi i Zvicrës deri në fund mbetet për t’u parë. Gjatë një sondazhi të zhvilluar në mars 2022, u pa se 27% e zviceranëve ishin pro anëtarësimit në NATO, ndërsa plot 67% ishin kundër. Mundësitë se Zvicra do t’i bashkohet NATO-s duken të pakta, ama se sa ajo do të vazhdojë t’i rezistojë presionit të jashtëm për të ndërhyrë në Ukrainë, do të shihet në vazhdim.

Tags: perendimisituata ne europeZvicra
Previous Post

Derbi Tirana-Partizani spostohet në Elbasan, rezerva për tapetin e “Selman Stërmasi”

Next Post

OKB: Mbi 5.6 milionë njerëz ikën nga lufta, 7.7 milionë të tjerë u zhvendosën brenda vendit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
OKB: Mbi 5.6 milionë njerëz ikën nga lufta, 7.7 milionë të tjerë u zhvendosën brenda vendit

OKB: Mbi 5.6 milionë njerëz ikën nga lufta, 7.7 milionë të tjerë u zhvendosën brenda vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.