Zvicra vendosi që të legalizojë martesat dhe të drejtën për të birësuar fëmijë për çiftet e të njëjtit seks. Vendimi u mor me referendum me një shumicë prej gati 2/3 e votueswve, duke e bërë Zvicrwn një nga vendet e fundit në Evropën Perëndimore që legalizon martesat homoseksuale.
Sipas rezultateve të siguruara nga kancelaria federale zvicerane, 64.1% e votuesve votuan në favor të martesave të të njëjtit seks në referendumin mbarëkombëtar që u zhvillua nën sistemin e demokracisë direkte të Zvicrës.
Holanda ka qenë i pari vend 20 vite më parë që i ka thënë po martesave të tilla. Fushata, e cila i vuri aktivistët LGBT kundër kundërshtarëve konservatorë, ishte shumë e polarizuar.
Marrë nga Reuters