Vlorë- Zyra e juristëve së deputetit Vullnet Sinaj në qytetin e Vlorës është gjithnjë e hapur për të mirëpritur banorë që kërkojnë ndihmë për të zgjidhur shqetësimet e tyre. Grupi i përkushtuar i juristëve është i gatshëm çdo ditë të dëgjojë dhe asistojë këdo që ka nevojë për ndihmë në probleme të natyrave te ndryshme.
Prej vitit 2017 problemet që marrin zgjidhje pranë kësaj zyre janë të shumtë, por konkretisht do të ndajmë me ju një çështje të veçantë që e gjeti zgjidhjen falë juristëve pranë kësaj zyre.
Alem Çino nga fshati Vranisht kërkoi ndihmë për procedurën e vendosjes së emrit të patriotit Hysen Çino, shkollës 9-vjeçare në Horë- Vranisht. Ai e kishte ndjekur këtë procedurë të propozimit që prej vitit 2014 nëpërmjet Këshillit të Komunës dhe Prefekturës. Kërkesa kjo që kishte kaluar ne Drejtorinë Arsimore Rajonale të qytetit të Vlorës, ku më pas juristët e zyrës së deputetit Sinaj morën kontakt me specialisten e Drejtorisë Arsimore, e cila informoi se çështja ishte përcjellë në ministrinë e Brendshme së bashku me dosjen përkatëse.
Menjëherë u kontaktua drejtoresha e shkollës për të mundësuar ribërjen e procedurës, pasi kërkesa duhet ti dërgohej drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kontakteve të vazhdueshme u mësua se kërkesa u aprovua. Tani shkolla 9-vjeçare e Horë-Vranishtit tani mban emrin e patriotit Hysen Çino.