Australi- Facebook ka bllokuar zyrtarisht publikimin e lajmeve nga përdoruesit në Australi. Vendimi është marrë ditën e martë, ku zyrtarisht shumë faqe janë bllokuar nga Facebook. Qeveria australiane ka kritikuar këtë lëvizje si të gabuar dhe të dëmshme, pasi ka një impakt të madh tek shpërndarja e informacionit dhe përdoruesit e këtij aplikacioni.
Por pse po e bën Facebook këtë?
Autoritetet austrialiane konfirmuan se Facebook ka penalizuar publikimet e lajmeve në këtë platformë, pasi nuk do të ndikojë në marrjen e informacioneve të gabuara apo në shpërndarje të dëmshme për lexuesit.
Pas këtij bllokimi përdoruesit nuk do të kenë mundësinë të postojnë lajme apo informacione që janë të papërshtatshme.
Si u përgjigjën australianët këtij bllokimi?
Sigurisht që kjo nuk u prit mirë nga përdoruesit e kësaj platforme. Bllokimi i lajmeve në Faceboook nuk u prit mirë nga australianët pasi kjo do t’ju kushtojë atyre në marrjen e menjëhershme të informacioneve lidhur me COVID-19 apo me fatkeqësi të tjera.
Burimi: CNN
Përktheu dhe përshtati nga anglishtja Alba News