RUSI- Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të shpallë një luftë të re botërore në ditët në vijim.
Sipas The Sun, Ben Wallace tha se lideri rus mund të fillojë një sulm masiv në datën 9 Maj, ditë e cila simbolizon fitoren e Rusisë në luftën e Fytë Botërore kundër nazistëve.
“Nuk do të habitesha…se ai me siguri do të deklarojë në 1 maj se Tani jemi në luftë me “nazistët e botës” dhe duhet të mobilizojmë masivisht popullin rus. Putini, pasi ka dështuar në pothuajse të gjitha objektivat, mund të kërkojë të konsolidojë atë që ka. Ne duhet t’i ndihmojmë ukrainasit që në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të sulmojnë”-tha Wallace.
Putin filloi pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt duke thënë se ishte një operacion special për të çliruar Ukrainën nga nazistët. Ministrja e qeverisë Liz Truss ka thënë se mund të vazhdojë për 10 vitet e ardhshëm.