Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Philip Reeker. E pranishme në këtë takim ka qenë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka shoqëruar Reeker në takimin me Ramën të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë.
Mësohet se fokusi i këtij takimi, kanë qenë zhvillimet e fundit, si integrimi i Shqipërisë, marrëveshjet se ka Shqipëria me SHBA si dhe stërvitja “Defender Europe”. Menjëherë pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Philip Reeker i shoqëruar nga Yuri Kim pas Ramës shkon në Selinë blu për të takuar Bashën.