SHBA- Kongresi amerikan mbajti një deklaratë publike, për herë të parë në më shumë se 50 vjet, mbi një “dukuri të paidentifikuara në ajër”. Sipas The Guardian, një numër në rritje” i objekteve të panjohura janë parë në qiell gjatë njëzet vjetëve të fundit, tha një zyrtar i Pentagonit para ligjvënësve amerikanë ditën e djeshme por nuk konfirmoi ekzistencën e jetës jashtë Tokës.
“Që nga fillimi i viteve 2000, ne kemi vërejtur një numër në rritje të gjësendeve të paidentifikuara”, tha Scott Bray, zëvendësdrejtor i inteligjencës për Marinën e SHBA-së.
Ai vuri në dukje se nuk kishte zbuluar asgjë “që do të tregonte se këto fenomene e kishin origjinën jashtë Tokës”. Por ai nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.
Në qershor të vitit 2021, shërbimi i inteligjencës amerikane deklaroi në një raport të shumëpritur se nuk kishte prova për ekzistencën e alienëve.
Ushtria dhe shërbimi i inteligjencës amerikane duan të përcaktojnë para së gjithash nëse këto “fenomene të paidentifikuara ajrore” mund të lidhen me kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara.