Mbretëri e Bashkuar- Mbretëresha ka konfirmuar se Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të kthehen si anëtarë të Familjes Mbretërore gati një vit pasi u larguan nga detyra, tha sot Pallati Buckingham.
DailyMail raporton se deklarata e largimit u mbajt sot në pallatin mbretëror, ku iu referuan çiftit shumë të dashur të familjes dhe tha se ishin të trishtuar nga vendimi i tyre.
Njoftimi gjithashtu zbuloi se Mbretëresha kishte thënë se duke u larguar nga puna e Familjes Mbretërore nuk është e mundur të vazhdosh me përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë me një jetë të shërbimit publik.
Por Harry dhe Meghan kundërshtuan në deklaratën e tyre tre minuta më vonë, duke thënë se ata qëndrojnë të përkushtuar në detyrën dhe shërbimin e tyre ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe në të gjithë botën. Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga familja Mbretërore në Mars 2020 për në SHBA, ku ata kanë nënshkruar marrëveshje me Spotify dhe Netflix që vlerësohet të vlejnë më shumë se 100 milion £.