Duke filluar nga data e sotme, sportelet publike nuk do të ofrojnë më shërbime. Qytetarët do të aplikojnë dhe do të pajisen vetëm online për çdo dokument që do t’u nevojitet.
Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe vendimin për të reduktuar ndjeshëm sportelet e Gjendjes Civile në të gjithë vendin. Vetëm 8 shërbime publike do të jepen për qytetarët në sportele. Ndërsa gjitha pjesa tjetër do të jetë online përmes portalit shtetëror e-Albania.
Të vetmet shërbime që nuk do të ofrohen online pas 1 majit janë regjistrimi i lindjeve, i martesave, por dhe disa shërbime që jepen në zyrat noteriale që kërkojnë domosdoshmërisht praninë fizike.
Lidhur me shqetësimin e shumë qytetarëve, kryeministri Edi Rama sqaroi disa ditë më parë se dixhitalizimi i shërbimeve nuk do të shkurtojë vende pune në administratë.