Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha citon një shkrim të revistës Monitor dhe thotë se edhe në kohën e pandemisë shqiptarët janë larguar jashtë vendit.
Pyetje që Basha ngre është: A e ka ndaluar pandemia largimin e shqiptarëve? Përgjigja sipas tij është Jo.
Sipas raportit të cituar nga Basha, Shqipëria renditet e dyta në botë për azil në BE në raport me popullsinë.
Ndërkohë Lulzim Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe 45 ditë.