37 vjeç dhe pa asnjë sëmundje shoqëruese. Ky është rasti i trishtë i Elton Gegollit, i riu nga Elbasani i cili humbi jetën këtë të enjte, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas infektimit me COVID19 dhe përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
I riu kishte marrë trajtim mjekësor nga mjekët e Elbasanit pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID19, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u dërgua në Tiranë, ku u shtrua në spital. Por pas 10 ditësh shtrim, ai ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Ditën e sotme dy qytetarë nga Elbasani kanë ndërruar jetën për shkak të komplikacioneve me COVID19.
![](https://albanews.al/wp-content/uploads/2020/12/e3e3e53e-7248-40f1-8bef-4f0c38f43a45-640x651-2.jpg)
![](https://albanews.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Image-2020-12-03-at-12.37.31-PM-576x1024.jpeg)