Rreth 100 efektivë policie nga Tirana kanë zhvilluar një aksion “blic” paraditen e sotme në institucionin e paraburgimit të Vlorës.
Në shënjestër kanë qenë qelitë e të dënuarve për të zbuluar nëse posedojnë sende të jashtëligjshme. Bilanci i operacionit që zgjati një orë ende nuk dihet, ndërsa në orët në vijim pritet që të ketë një informacion zyrtar nga policia e shtetit.