• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

12 DITË PARA ZGJEDHJEVE/ TRUMP PËRBALLË BIDEN NË DEBATIN E FUNDIT PRESIDENCIAL

23/10/2020
in Botë
0
Biden-Trump

Biden-Trump

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti, Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Kandidati demokrat Joe Biden përsëriti akuzat e tij ndaj Presidentit Trump lidhur me reagimin ndaj pandemisë në debatin e dytë dhe të fundit mes dy kandidatëve për president. Zoti Biden po përpiqet të rrisë epërsinë ndërsa afrojnë zgjedhjet. Presidenti, i cili u tregua shumë më i përmbajtur se në debatin e parë në fund të shtatorit, kur në mënyrë të përsëritur ia preu fjalën Biden, mbrojti politikat e administratës së tij dhe tha se është kapërcyer faza më e rëndë e pandemisë.

Akuza për lidhje të dyshimta me aktorë të huaj

Pas debatit mbi pandeminë, dy kandidatët u përplasën lidhur me akuza të ndërsjellta për lidhje të dyshimta me interesa të huaja. Një pyetje lidhur me ndërhyrje nga jashtë në procesin zgjedhor amerikan shumë shpejt nxiti akuza personale, pasi Presidenti Trump akuzoi djalin e Biden, Hunter Biden për kontrata biznesi të parregullta me Kinën dhe Ukrainën. Një hetim i zhvilluar nga Komisioni i Senatit për Zbulimin, nën udhëheqje republikane, nuk zbuloi prova që i mbështesin këto akuza.

Biden tha se asnjëherë nuk ka marrë “një qindarkë të vetme” nga një vend tjetër, para se të kthehej nga presidenti duke e akuzuar se po përpiqej t’ua shpërqëndronte vëmendjen amerikanëve.

“Ai i nxjerr këto broçkulla me një qëllim të caktuar. Nuk e bën për të sulmuar familjen time. E bën për të dëmtuar familjet tuaja,” tha zoti Biden duke shtuar se presidenti do të largojë vëmendjen nga përgjegjësia për pandeminë.

Siguria e Zgjedhjeve; Taksat dhe Dokumentat Fiskale të Presidentit

Biden foli për refuzimin nga presidenti për të nxjerrë dokumentacionin fiskal të bizneseve të tij. “Nxirr dokumente për taksat që ke paguar, ose mos fol më për korrupsion,” tha kandidati demokrat.

Presidenti u përgjigj duke akuzuar agjencinë amerikane të mbledhjes së taksave, IRS se “më trajton shumë keq, në mënyrë shumë të padrejtë”.

Kandidatët shkëmbyen akuza edhe për kujdesin shëndetësor, politikat ndaj Kinës dhe, pas protestave që vazhdojnë prej muajsh, për marrëdhëniet racore në vend. Zoti Biden tha se zoti Trump ishte “një ndër presidentët më racistë” në historinë e vendit.

“Ai i hedh benzinë çdo zjarri racist,” tha Biden.

Presidenti Trump u përgjigj duke kritikuar ligjin e sponsorizuar nga zoti Biden kur ishte senator në 1994 që solli si rezultat shtimin e ritmit të burgosjes së amerikanëve të pakicave racore. Zoti Trump shtoi se si president, ai kishte bërë më shumë për afrikano-amerikanët se çdo president tjetër “ndoshta” me përjashtim të Abraham Linkolnit në vitet 1860 (i cili çliroi skllevërit).

“Unë arrita të miratoj ligjin për reforma në drejtësinë penale, të krijoj zona të mundësive ekonomike, u kujdesa për universitetet me shumicë afrikano-amerikane,” tha presidenti.

Përplasjet për kujdesin shëndetësor

Biden kritikoi përpjekjet e Presidentit Trump për të bindur Gjykatën e Lartë të anulonte Ligjin për Kujdesin Shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama, kur Biden ishte nënpresident.

“Njerëzit meritojnë kujdes shëndetësor të përballueshëm. Kaq,” tha Biden duke nënvizuar se ligji ekzistues nuk u kishte lejuar kompanive t’u mohonin kujdes shëndetësor individëve me probleme ekzistuese shëndetësore.

“Nuk ka rëndësi se sa mirë e administron, ai ligj nuk bën. Ne duam t’i japim fund. I anuluam mandatet individuale (që kërkojnë mbulim të deryrueshëm për të gjithë). Nëse nuk arrijmë fitore në gjyq, do ta mbajmë këtë ligj por do ta administrojmë më mirë,” tha presidenti.

Zoti Trump tha se donte të zëvendësonte ligjin e miratuar gjatë administratës Obama me diëka “shumë më të mirë” që do të ofronte të njëjtat mbrojtje, megjithëse administrata e tij nuk ka propozuar ende një reformë gjithë-përfshirëse.

Koreja e Veriut

Pretendenti demokrat sulmoi politikat që ndoqi Presidenti Trump ndaj Koresë së Veriut. “Ai e legjitimizoi Korenë e Veriut. Ai fliste se e kishte mik të mirë (udhëheqësin Kim Jong Un), i cili është gangster. Ai ka thënë se jemi mirë tani që Koreja e Veriut është më e aftë të hedhë raketa që mund të arrijnë në territor amerikan,” tha Biden.

Presidenti Trump u përgjigj duke nënvizuar përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve:

“Fakti është që nuk jemi në luftë me Korenë e Veriut. Kemi një marrëdhënie të mirë,” tha Trump.

Në sallën e debatit kishte rreth 200 pjesëmarrës të cilët para se të futeshin në sallë ishin kontrolluar për të garantuar që nuk kishin temperaturë. Të gjithë ishin të detyruar të mbanin maskë gjatë gjithë kohës.​/ VOA

Tags: debati i fundit presidencialdonald trumpjoe bidenzgjedhjet ne shba
Previous Post

DEBATI PRESIDENCIAL/ BIDEN AKUZON TRUMP PËR NUMRIN E VDEKJEVE NGA COVID-19: JE PËRGJEGJËS PËR VDEKJET, NUK DUHET TË JESH MË PRESIDENT

Next Post

E RËNDË/ PËRPLASET ME SHTYLLËN E NDRIÇIMIT RRUGOR, NDËRRON JETË 30 VJEÇARI NË DURRËS

Related Posts

Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

24/05/2022
Microsoft do të ndihmojë Ukrainën në dokumentimin e krimeve ruse të luftës

Microsoft do të ndihmojë Ukrainën në dokumentimin e krimeve ruse të luftës

24/05/2022
Mbretëria e Bashkuar: Rusia po rrit operacionet ushtarake në Donbas

Mbretëria e Bashkuar: Rusia po rrit operacionet ushtarake në Donbas

24/05/2022
Kryeministri holandez: Do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor nëse Ukraina do të antarësohej menjëherë

Kryeministri holandez: Do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor nëse Ukraina do të antarësohej menjëherë

24/05/2022
Lija e majmunëve/ Gjermani: Do të vijë rekomandimi për izolim

Lija e majmunëve/ Gjermani: Do të vijë rekomandimi për izolim

24/05/2022
OBSH paralajmëron se vera mund të përshpejtojë përhapjen e lisë së majmunëve

OBSH paralajmëron se vera mund të përshpejtojë përhapjen e lisë së majmunëve

23/05/2022
Next Post
Foto Ilustruese

E RËNDË/ PËRPLASET ME SHTYLLËN E NDRIÇIMIT RRUGOR, NDËRRON JETË 30 VJEÇARI NË DURRËS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SPAK aksion në disa qytete të vendit! Lëshohen 32 masa arresti, në krye të listës Talo Çela, Suel Çela dhe Ervis Martinaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO/ Ky është efektivi Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E reklamojnë të gjithë VIP-at, “Piranjat” demaskojnë “Açai One”, Administratori: Ka vdek, ka mbaru…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Java e fundit e majit, cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat

Java e fundit e majit, cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat

24/05/2022
Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

24/05/2022
Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

24/05/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.