• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

200 mln euro më shumë importe vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve

18/03/2022
in Ekonomi
0
200 mln euro më shumë importe vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve

Ekonomia shqiptare harxhoi një vlerë rekord prej 124 miliardë lekësh (1 miliard euro) për të blerë mallra jashtë vendit me qëllim plotësimin e nevojave të konsumit të brendshëm në dy muajt e parë të vitit.

Rritja ishte 26.7 % më e lartë se njëjta periudhë e një viti më parë, por ajo erdhi thuajse e gjitha nga shtrenjtimi i çmimeve të larta të mallrave në tregjet ndërkombëtare se sa nga rritja e sasive.

Sipas të dhënave të detajuara nga databaza e INSTAT gjatë 2-mujorit, importet e mallrave në sasi shënuan rritje me 4.6%, ndërsa importet në vlerë u rritën me 26.7%. Pothuajse për të njëjtën sasi produktesh janë paguar rreth 24 miliardë lekë më shumë, apo gati 200 milionë euro më shumë, kosto që pritet të transferohet te konsumatori nëpërmjet çmimeve më të shtrenjta të produkteve.

Gjatë një viti, vlera e mallrave të importit është rritur pothuajse me 27% për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare. Çmimet për disa artikuj që ishin në trend rritje prej kërkesës post-pandemike u rritën me shpejtësi pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

Rritja e çmimeve të mallrave të importit ndikon pozitivisht të ardhurat buxhetore, për shkak se arkëtimet neto nga tatimet që vilen në përqindje shënojnë rritje. Ministria e Financave bëri të ditur setë ardhurat në total në buxhet ishin 87.6 miliardë lekë për janar-shkurtin, me një rritje prej 26%, ose 18 miliardë lekë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por ndikimet negative do të jenë për konsumatorët, pasi do të duhet të paguajnë çmime më të larta për mallrat që konsumojnë e për rrjedhojë më shumë taksa mbi konsumin. P.sh. për një litër vaj luledielli me çmim 220 lekë në janar, qytetarët paguanin 44 lekë TVSH, ndërsa për çdo litër vaj me çmim 450 lekë aktualisht paguajnë TVSH, 90 lekë.

Rritjen më të madhe në vlerë e ka shënuar grupi i “lëndëve djegëse, minerale “ që përfaqësohet kryesisht nga nafta. Importet e këtij grupi në vlerë u rritën me 86%, ndërsa në sasi vetëm 1%.

“Giza dhe Çeliku”, produkti i dytë më vlerën më të lartë të importeve shihet se ka pësuar rritje si në vlerë dhe sasi në raport me një vit më parë. Sasia e gizës dhe çelikut e importuar gjatë muajve janar -shkurt ishte 29% më e lartë se vitit të kaluar, por vlera e harxhuar nga bizneset për blerjen e tij ishte 80% më e lartë.

Grupi i tretë me vlerën më të lartë të eksporteve ishin makineritë dhe pajisjet e tyre, me një vlerë totale rreth 8.6 miliardë lekë në 2-mujorin e parë të vitit 2022, me rritje vjetore 11.5%, ndërsa importet në sasi të këtij grupi u rriten me vetëm 1%.

Teksa importet u rritën për artikujt me përdorim të qëndrueshëm, u shënua rënie për disa lloj materialesh që u importuan me sasi të larta gjatë pandemisë. Disa grupe që kishin lidhje me furniturën e shtëpisë si mobiliet, krevatet, dyshekët, qilima, orë, vegla të punës, prodhimet e kashtës, materialë vegjetale etj pësuan rënie të importeve si në vlerë dhe sasi. Me zbutjen e pandemisë, rënie shënuan edhe importet e produkteve farmaceutikë.

Ndër produktet që kanë shënuar rënie janë drithërat, të cilat ranë në vlerë me 4.1% dhe në sasi me 21%.

Vlera e importeve gjatë dy muajve të parë të vitit sinjalizon rritje të inflacionit të importuar dhe çmime mesatarisht 20% më të larta për këta artikuj gjatë periudhës në vijim.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsimporterritja e cmimeve
Previous Post

Parashikimi i horoskopit nga Paolo Fox për shenjat e zodiakut për këtë të premte

Next Post

Keqpërdorim të fondeve të BE-së, arrestohet ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Keqpërdorim të fondeve të BE-së, arrestohet ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov

Keqpërdorim të fondeve të BE-së, arrestohet ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.