• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
in Ekonomi
0
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare vijuan që të mbanin rekordin e shpenzimeve për bukë dhe drithëra në Europë edhe për vitin 2021, sipas të dhënave të përditësuara të Eurostat. Në një tregues të varfërisë, shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra për vitin 2021 ishin sa 4.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (të ardhurat e ekonomisë në një vit), nga 1.1% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Duke qenë se të ardhurat janë të ulëta, një familje shpenzon më parë për gjërat e domosdoshme, siç është ushqimi apo dhe buka dhe më pas mund të mendojë për shpenzime të tjera. Pas Shqipërisë, renditet Mali i ZI, me 3.4% të PBB-së, Bosnja, me 3.2%, Rumania me 2.9%. Në Europë, më pak për bukë e drithëra në raport me PBB-në shpenzojnë Danimarka, Suedia, Gjermania, Norvegjia, Finlanda, Zvicra etj, me më pak se 1% të PBB-së. (shiko grafikun: Shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra ndaj PBB-së, 2021).

Për ushqime shkon një e treta e PBB-së

Edhe për grupin “Ushqime dhe pije jo alkolike”, Shqipëria sërish mban rekord në raport me të ardhurat. Po sipas Eurostat, gati një e treta e të ardhurave që krijon ekonomia vendase në një vit shkon për tu ushqyer. Sipas Eurostat, Shpenzimet nominale për ushqime dhe pije jo alkoolike, ndaj PBB-së, në vitin 2021 për Shqipërinë ishin 31.6% e PBB-së, nga 7.1% që është ky tregues për mesataren e bashkimit Europian.

Shteti i dytë që është pas Shqipërisë, Mali e Zi, e ka këtë tregues 23.7%. Sërish, në vendet nordike, që kanë dhe të ardhurat më të larta për frymë, shpenzimet për ushqimet nuk kushtojnë më shumë sesa 5% e PBB-së. (Shiko grafikun: Shpenzimet nominale për ushqime dhe pije jo alkoolike, ndaj PBB-së, 2021).

Të ardhura të ulëta e çmime ndër më të shtrenjtat në rajon

Të ardhurat e ulëta dhe çmimet relativisht të larta janë arsyet kryesore se pse familjet shqiptare shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për tu ushqyer. Sipas statistikave të Eurostat, çmimet mesatare të ushqimeve dhe pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 83.3% e mesatares së Bashkimit Europian, duke u renditur e dyta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë (85.5%). Të dhënat i referohen vitit 2021. Më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 64.4% të mesatares europiane, Bosnjë Hercegovina (78.8), Kosova (80.6%), Mali i Zi (82.2%).

Në të kundërt, paga mesatare në Shqipëri është më e ulëta në rajon. Në shtator 2022, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ishte rreth 520 euro, ose rreth 40% më e ulët se në Serbi, ku paga mesatare arriti në 880 euro/muaj në të njëjtën periudhë. Në vitin 2020, kur janë të disponueshme të dhënat e fundit për Shqipërinë, një familje normale shpenzonte 43.6% të totalit për ushqime, nga 14.3% në Europë. Edhe në raport me rajonin, Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime.

Për Maqedoninë e Veriut treguesi është rreth 31%, për Bosnjë Hercegovinën 29.5%, për Serbinë rreth 24%, për Malin e Zi 24.6%, sipas Eurostat (viti 2019). Edhe për Kosovën treguesi është më i ulët se 40%./Monitor

Shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra ndaj PBB-së, 2021
Shpenzimet nominale për ushqime dhe pije jo alkoolike,  ndaj PBB-së, 2021
Tags: albanewscmimetekonomifamiljet shqiptare
Previous Post

Inceneratori i Tiranës, Monika Kryemadhi thirret sot në SPAK

Next Post

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Faza e parë e Portit të ri në Porto Romanos tenderohet këtë vit, objektet që përfundojnë deri më 2025

Faza e parë e Portit të ri në Porto Romanos tenderohet këtë vit, objektet që përfundojnë deri më 2025

26/01/2023
Next Post
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Këto janë tendencat e thonjve me tipsa për këtë fundvit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.