• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

2021, rritet tregtia ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, por deficiti tregtar mbetet 100 mln euro

30/11/2021
in Ekonomi
0
2021, rritet tregtia ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, por deficiti tregtar mbetet 100 mln euro

Tregtia ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u rrit me ritme dyshifrore në 10 mujor, por deficiti tregtar mbeti i njëjtë si më 2020 pavarësisht se, eksportet shqiptare u rriten me ritme më të larta.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, importet serbe në Shqipëri arritën një vlerë prej 20 miliardë lekësh (168 mln euro) me një rritje 16 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa eksportet Shqiptare në Serbi ishin 8 miliardë lekë (69 mln euro) duke u zgjeruar me 63 për qind në krahasim me 10 mujorin 2020.

Megjithëse eksportet drejt Serbisë janë rritur me ritme të shpejta ato nuk shërbyen për të përmirësuar deficitin tregtar, i cili mbeti në të njëjtat shifra si edhe vitin e kaluar.

Shqipëria konsumoi në 10 mujor 12 miliardë lekë rreth 100 milionë euro më shumë mallra serbe sa eksportoi atje njësoj si më 2020.

Eksportet shqiptare në Serbi dominohen nga grupi i “Mineraleve, lëndëve djegëse “, “Ushqimeve” dhe “Materialeve të Ndërtimit”, ndërsa eksportet serbe ne Shqipëri kryesohen nga energjia dhe produkte ushqimore të tilla si gruri dhe qumështi.

Prodhuesit vendas, sidomos nga industria e qumështit kanë rritur kërkesat për furnizim më lëndë të parë në Serbi për shkak të kostove më të ulëta. Qeveria serbe ka një sistem të fortë subvencioni në prodhimet bujqësore sidomos në sektorin e drithërave, çka e bën atë mjaft konkurruese në rajon.

Volumet tregtare ndërmjet vendeve vijnë pas përmirësimit të marrëdhënieve politike ndërmjet vendeve dhe lehtësimit të transportit nëpërmjet ndërtimit të rrugës së Kombit.

Kryeministrat e dy vendeve, Rama dhe Vuçiç janë angazhuar fuqimisht për krijimin e një zonë të përbashkët tregtare nëpërmjet nismës “Ballkani i Hapur”. Kjo nismë e cila më parë u propozua si nisma e Berlinit synon një sistem tregtar të ngjashme si në BE që të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Mirëpo nisma nuk është mbështetur nga pjesa tjetër e vendeve, të cilat nuk ndjehen konkurruese ndaj Serbisë.

Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut rreth 10% të volumit tregtar (importe + eksporte) në vitin 2020, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” (të dhënat për Bosnjën nuk janë në tabelat e INSTAT).

Në krahasim me vitin 2016, kjo peshë është rritur me 2 pikë përqindje. Panorama me këto shtete është e ndryshme, teksa Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv (+145 mln euro), ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar (-134 mln euro). Me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ka një deficit të lehtë.

Në këtë situatë, një marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në një kohë që Kosova nuk është e përfshirë, mund të krijojë një disavantazh për Shqipërinë, duke rrezikuar thellimin e deficitit tregtar, sidomos me Serbinë.


Marrë nga Monitor.al

Tags: deficit tregtareksportet shqiptaretregtia shqiperi-serbi
Previous Post

Po vjen Omikron/ A duhet të trembemi nga varianti i ri i koronavirusit?

Next Post

Përpjekja e fundit e kancelares Merkel për të kontrolluar pandeminë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Përpjekja e fundit e kancelares Merkel për të kontrolluar pandeminë

Përpjekja e fundit e kancelares Merkel për të kontrolluar pandeminë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.