• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

21 komuna në balotazh, sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

14/11/2021
in Kosova
0
Von Cramon: Nuk ka integrim të Kosovës pa marrëveshje me Serbinë

Sot 1 260 571 votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave. Sot do të vendoset për kryetarin e 21 komunave që do të drejtojnë për një mandat 4-vjeçar. Ata do të kenë mundësinë të votojnë në 575 qendra të votimit me 1,638 vendvotime.

KQZ ka bërë të ditur se raundin e dytë të zgjedhjeve do ta monitorojnë 10,510 vëzhgues.

Lëvizja Vetëvendosje garon në numrin më të madh të komunave, përkatësisht në 12 prej tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5. Një prej përballjeve më të forta konsiderohet të jetë ajo në kryeqytet. Gara do të bëhet mes kandidati të Vetëvendosjes, Arben Vitia dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama. Vitia në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor mori 45.54 përqind të votave, ndërsa Rama mori 29.17 përqind të votave. Në Gjilan në garë janë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i cili mori 18 mijë e 546 apo 43,51% të votave dhe ai i Vetëvendosjes, Alban Hyseni i cili siguroi 19 mijë e 057 apo 44,71% vota.

Në Podujevë, do të përballet poashtu kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi 16 mijë e 907 apo 44,16% të votave, kurse ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni mori besimin e 16 mijë e 925 (44,20%) të qytetarëve.

Po ashtu edhe në Fushë Kosovë në garë janë kandidatët i LDK-së dhe i Vetëvendosjes. Kandidati i LDK-së, Burim Berisha në raundin e parë të zgjedhjeve fitoi besimin e 7 mijë e 966 qytetarëve (49,72%), kurse Enver Bajçinca nga VV fitoi 4 mijë 098 vota apo 25,58%.

Në Prizren garojnë Mytaher Haskuka i LVV me 40.41 për qind të votave dhe Shaqir Totaj PDK, me 31.36 për qind të votave në raundin e parë. Zgjedhje do të ketë edhe në Gjakovë. Qytetarët aty do të mund të zgjedhin mes kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Aridan Gjini dhe kandidates së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila. Gjini në raundin e parë fitoi 47.76 përqind të votave dhe Kusar-Lila fitoi 37.20 përqind.

Në Komunën e Kaçanikut do të ketë balotazh mes Besim Ilazit nga Partia Demokratike e Kosovës i cili fitoi 7 mijë e 111 apo 44,67% të votave, dhe Jeton Rakës nga LVV-ja që fitoi 5 mijë e 311 të votave apo 33,36%. Në Komunën e Gllogovcit do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së me 45.50 përqind të votave dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 30.50 përqind të votave.

Në Dragash në garë është Bexhet Xheladinin nga LDK-ja që fitoi 4 mijë e 887 apo 35,69% dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja me 4 mijë e 459 apo 32,56%. Në Istog në balotazh do të jenë Ilir Ferati i LDK-së dhe Bekë Berisha nga AAK-ja. Ilir Ferati siguroi 7 mijë e 974 vota apo 41,09%, kurse Bekë Berisha 5 mijë e 140 (26,49%).

Balotazhi në Obiliq zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit, nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin me 5 mijë e 975 vota (48.12%) dhe Halil Thaçit të LVV-së me 2 mijë e 507 (20,19%). Në komunën e Klinës në balotazh shkojnë Zenun Elezaj nga AAK-ja me 7 mijë e 531 qytetarë (43.33 %) dhe Esat Raci nga PDK-ja me 4 mijë e 766 vota (27.42 %). Në Kamenicë në balotazh shkojnë Qëndron Kastrati nga PSD-ja me 5 mijë e 408 apo (32,52%) dhe Kadri Rahimaj nga LVV-ja me 5 mijë e 156 apo (31,01%).

Në balotazh në Rahovec do të jenë Smajl Latifi i AAK-së me 10 mijë e 144 vota (47.18%) dhe Visar Korenica i LVV-së me 5 mijë e 341 vota (24.84%). Në Komunën e Vitisë në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së me 8 mijë e 326 vota (41.30%) dhe Arsim Ademi i LVV-së me 6 mijë e 955 vota apo 34.50 përqind.

Komuna e Junikut shkon në balotazh mes Agron Kuçit nga AAK-ja me 1 mijë e 419 vota apo (19%) dhe Ruzhdi Shehut të LDK-së me 1 mijë e 319 vota (42,01%). Komuna e Malishevës shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate me 7 mijë e 548 vota apo 34.08 % dhe Isni Kilajt të PDK-së me 6 mijë e 383 28,82%

Në Vushtrri në balotazh kanë shkuar Ferit Idrizi i PDK-së me 10 mijë e 247 vota (34.81 %) dhe Xhafer Tahiri i LDK-së 9 mijë e 956 vota apo (33.82%).

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së dhe Naim Ismajli i PDK-së. Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga. Komuna e Mamushës shkon në balotazh me Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi.

Tags: albanewsKosovezgjedhjet
Previous Post

E “ushqen” Nusreti me biftek “floriri”, skandalizon ministri i shtetit të varfër

Next Post

Nisin sot punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, Rama: Shkurton kohën në 7 minuta

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Nisin sot punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, Rama: Shkurton kohën në 7 minuta

Nisin sot punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, Rama: Shkurton kohën në 7 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident i rëndë në Berat, ‘BMW-ja’ merr përpara 4 makina të tjera, autori ia mbath (FOTOT nga vendngjarja )

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.