• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
in Kosova
0
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha të enjten se qëndrim i Berlinit është se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, pa e njohur Kosovën. Duke folur për gazetën serbe Nova, Sarrazin tha se hyrja e Serbisë në familjen e vendeve evropiane “nuk është e mundur as pa mediat e lira dhe demokraci”.

“Ne, nga Gjermania, kemi pasur gjithmonë qëndrim shumë të qartë për këtë çështje – para përfundimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, kur Serbia të vendosë për anëtarësim në BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e procesit”, tha Sarrazin.

Ai shtoi se një gjë e tillë “është diçka që Gjermania gjithsesi e pret”, dhe se “kjo është shprehur qartë nga kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës së tij në Serbi, në qershor të vitit të kaluar”.

Sarrazin tha se BE-ja është udhëheqësja e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe se është e domosdoshme që palët të arrijnë marrëveshje sa më shpejt që është e mundur. Sarrazin është i dërguari i parë gjerman për Ballkanin Perëndimor, pasi kjo pozitë nuk ka ekzistuar në qeveritë e mëparshme gjermane.

BE-ja, ndërkohë, ka konfirmuar se, më 20 janar, përfaqësuesi i posaçëm evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, do të udhëheqë një vizitë të diplomatëve evropianë dhe amerikanë në Prishtinë dhe Beograd. Delegacioni do të përfshijë të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë të kancelarit gjerman dhe presidentit francez, si dhe një këshilltar të kryeministres italiane.

Qëllimi i vizitës, sipas burimeve evropiane, është përgatitja për mbajtjen e një takimi të ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Tash për tash, nuk ka asnjë konfirmim se kur do të mund të zhvillohej një takim i tillë.

Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 21 nëntor. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL

Emisari gjerman: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën
Tags: anetresimi ne bekosovaserbia
Previous Post

Erë e fortë dhe rreshje të dendura shiu/ Sipërfaqe toke nën ujë, moti i keq në vend lë pa energji elektrike disa fshatra

Next Post

Prioritetet e 2023, Ekonomi: Do përmirësohet cilësia e shërbimeve online! Do ndiqet performanca e nëpunësve civilë dhe raportet e INSTAT

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Akuzohen për krime lufte, mbahet seanca përgatitore për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë

Akuzohen për krime lufte, mbahet seanca përgatitore për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë

18/01/2023
Next Post
Prioritetet e 2023, Ekonomi: Do përmirësohet cilësia e shërbimeve online! Do ndiqet performanca e nëpunësve civilë dhe raportet e INSTAT

Prioritetet e 2023, Ekonomi: Do përmirësohet cilësia e shërbimeve online! Do ndiqet performanca e nëpunësve civilë dhe raportet e INSTAT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Këto janë tendencat e thonjve me tipsa për këtë fundvit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.