Sot mbushen 22 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi dhe të cilat zgjatën 78 ditë.
Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO ishte operacioni ushtarak kundër Republikës Federale të Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës. Sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalonte abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe kjo ishte hera e parë që organizata e përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sulmet ajrore zgjati nga 24 mars 1999 deri në qershor 10, 1999.
Bombardimet kanë pasuar disa përpjekje për të siguruar një marrëveshje paqësore, e cila është refuzuar nga Serbia.
Pasi nga Beogradi ishte pa një marrëveshje paqeje ish i dërguari i posaçëm amerikan, Richard Holbrook i kishte thënë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, se Slobodan Millosheviç kishte refuzuar edhe kërkesën e fundit për t’i dhënë fund fushatës së pastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë. Kështu nisën sulmet ajrore të NATO-s për ta çliruar Kosovën.
Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e dha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Clinton mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme për të ndalur luftimet në Kosovë.
“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend të paqes”.
Më 9 qershor u arrit “Marrëveshja e Kumanovës” e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviç dhe më 11 qershor forcat serbe fillojnë të lëshojnë territorin e Kosovës.