Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid, 259 raste të reja në Kosovë.
Instuti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook bën me dije se nga 1 531 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 259 raste.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.531 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”. thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid, 53.523 raste nga 195.475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë humbur jetën 1.375 persona