• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

HISTORIA JO TRANSPARENTE E RIATDHESIMEVE GJATË IZOLIMIT. KUSH DOLI I FITUAR NGA SITUATA?

04/11/2020
in Aktualitet
0
HISTORIA JO TRANSPARENTE E RIATDHESIMEVE GJATË IZOLIMIT. KUSH DOLI I FITUAR NGA SITUATA?

Që prej datës 9 Mars 2020, kur Ministria e Shëndetësisë njoftoi identifikimin e pacientin zero të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, qeveria shqiptare morri masat e para të kufizimit të lëvizjes për qytetarët, të cilat u përkthyen në një sërë aktesh normative dhe ligjesh të veçanta për të parandaluar përhapjen e COVID-19 mes popullsisë.

Një ndër këto masa ishte dhe mbyllja e kufijve. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës tregojnë se gjatë periudhës së izolimit u riatdhesuan 10 454 persona, të cilët shpenzuan në total 41,438 netë fjetje në hotelet e përcaktuar si struktura të posaçme akomodimi për qëllime karantinimi.

Sipas një vendimi të Komitetit Ndërministror të Emergjencave civile, pagesa prej 2500 lekë në ditë për çdo person të karantinuar, u nda midis buxhetit të shtetit (1,700 lekë) dhe personit të riatdhesuar (800 lëkë). Në total, fatura e këtij procesi i kushtoi taksapaguesve shqiptarë 70 Milionë lekë.

Procedura ligjore e ndjekur për përzgjedhjen e hoteleve, në një kohë kur i gjithë sektori i turizmit ishte paralizuar, iu ngarkua një sërë institucionesh publike dhe strukturash të tjera private, përfshirë Ministrinë e Turizmit, Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, Agjencinë Shqiptare të Bregdetit si edhe Unionin Turistik Shqiptar dhe Shoqatën Shqiptare të Turizmit.

Përzgjedhja e strukturave hoteliere – Një histori jo-transparente

Në datën 14 Prill 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi “live” në faqen zyrtare në “Facebook” procedurën e riatdhesimeve nga Italia. Në një video 5-minutëshe, Ministrja Belinda Balluku shpjegon me ton thuajse publicitar, procedurën e detajuar që shtetasit shqiptar duhet të ndiqnin për tu kthyer në shtëpi.

“Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, ka arritur një marrëveshje me disa struktura hotelerie në zonën e Durrësit, të cilat kanë shprehur vullnet për t’u transformuar në struktura karantinimi COVID-19”, shprehet Ministrja Balluku në video.

Por, të dhënat e siguruara nga Qendra për Gazetari Cilësore, tregojnë një realitet tjetër. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ende nuk është vënë në dijeni e as ngarkuar zyrtarisht për të nisur këtë procedurë. Vetëm në 15 Prill, Komiteti Ndërministror i Emergjencave u mblodh për të hartuar një projektvendim  Nr. 10, i cili duhej ende të shkonte për miratim në Këshillin e Ministrave.

Në të njëjtën ditë, (pasi Ministrja Balluku kishte shpallur ‘live’ në “Facebook” marrëveshjen) Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i dërgon Unionit Turistik Shqiptar (UTSH) dhe Shoqatës Shqiptare të Turizmit (SHSHT) një kërkesë për bashkëpunim*. Në këtë ftesë, Ministria kërkon fillimisht që dy shoqatat të evidentojnë strukturat akomoduese e më pas të negociojnë me to për sigurimin e kushteve të akomodimit.

Kërkesë për bashkëpunim drejtuar nga MTM

*Në përgjigjen ndaj kërkesës për informacion ky dokument ka ardhur i pa protokolluar dhe me datë të paqartë, pasi është shënuar me shkrim dore. Data e kërkesës  për bashkëpunim (15 Prill 2020), evidentohet në përgjigjen që Shoqata Shqiptare e Turizmit i ka kthyer Ministrisë.

Sipas dokumenteve zyrtare që disponon Qendra për Gazetari Cilësore në datën 15 Prill, katër institucione të ndryshme kanë marrë vendime, zhvilluar takime si edhe kanë negociuar dhe janë dakordësuar për procedurën e plotë të përzgjedhjes dhe kritereve të strukturave akomoduese (gjithçka e kryer brenda një dite të vetme pune):

E gjitha kjo, një ditë më parë se vendimi i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile t’i dërgohej Këshillit të Ministrave, i cili nëpërmjet vendimit Nr.311 datë 16.04.2020 vendosi miratimin e kësaj rregulloreje.

Qytetarët ftohen të rezervojnë në “Harmonia Hotels Group” pa një kontratë dhe pa një listë të miratuar


“Për të kryer rezervimin e paketës së riatdhesimit tuaj, fillimisht duhet ë aksesoni faqen e internetit AirAlbania.com.al dhe më pas rubrikën riatdhesime. Klikoni në linkun e hotelit për të zgjedhur paketën që ju përshtatet dhe më pas, konfirmoni formularin elektronik të kushteve të karantinimit”, vijon Ministrja Balluku në deklaratën e saj të 15 Prillit, ku i bën thirrje qytetarëve të respektojnë karantinën e se askush nuk do të tolerohet.

Megjithatë, duket se qeveria shqiptare dhe Air Albania kanë realizuar një sërë tolerimesh në këtë proces, sa i përket respektimit të procedurave ligjore dhe të përzgjedhjes.

Një kërkim historik në “Google”, tregon se faqja online e riatdhesimeve që përmban “linkun e hotelit” është publikuar në datën 16 Prill, një ditë më përpara se vetë lista paraprake e hoteleve të miratohej me vendimin Nr. 12, datë 17.4.2020 të Kryetarit të Komitetit Ndërministror të Emergjencave, Edi Rama.

“Nxitimi” i institucioneve për të shpallur hotelet e karantinimit është evidentuar në raportin e Institutit të Studimeve Politikë mbi konfliktin e interesit në aktivitetin parlamentar.

“Stafi i ISP mori denoncime dhe mblodhi të dhëna mbi mundësinë e gjendjes në konflikt interesi të një deputeti, i cili votoi aktet në komision dhe në parlament, ndërkohë që nga raportimet mediatike rezultoi se, bazuar në aktet e miratuara nga Kuvendi, qytetarët e kthyer nga shtetet e tjera janë strehuar kryesisht në hotele që janë në pronësi të deputetit”, thuhet në këtë raport të periudhës janar-prill 2020.  

Air Albania – Monopolizim i tregut të fluturimeve gjatë periudhës së karantinimit

“Transporti ajror për procesin e riatdhesimit do të kryhet nga kompania flamurmbajtëse Air Albania. E gjitha kjo paketë, ku përfshihet transporti ajror dhe strukturat e hotelerisë, të vendosura në dispozicion të karantinimit do të mund të rezervohen online, me pagesa të arsyeshme”, vijon më tej në deklaratë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Megjithatë, kjo paketë me “çmime të arsyeshme” duket se i dha mundësinë vetëm njërit operator fluturimi që të kryejë aktivitet. Të pyetur nga Qendra për Gazetari Cilësore, përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës (MIE) mohuan ekzistencën e një kuadri ligjor apo vendimi që e përcaktonte  “Air Albania” si kompaninë që do të ofronte shërbimin e riatdhesimit. 

 E pyetur për arsyet e kësaj përzgjedhje, MIE e arsyeton këtë vendim mbi humanizmin dhe përgjegjësinë shtetërore: “Për shkak të  elementëve thelbësorë të sigurisë kombëtare nga njëra anë, si dhe përgjegjësisë shtetërore dhe karakterit humanitar të këtij operacioni nga ana tjetër, u përzgjodh e vetmja kompani fluturimi flamur-mbajtëse në të cilën shteti është aksioner”, thuhet në përgjigjen ndaj kërkesës për informacion.

Në ndryshim nga përzgjedhje e hoteleve, pagesa e fluturimit është kryer tërësisht nga qytetarët e riatdhesuar, çka sipas MIE e përjashton atë nga detyrimi për të zbatuar Ligjin e Prokurimeve Publike.

Megjithatë MIE, e pyetur mbi çmimet e biletave nuk ngurron të thotë se: “Duke patur në konsideratë karakterin humanitar të këtij operacioni, në përllogaritjen e çmimeve të biletës, Air Albania është udhëhequr nga parimi i përballimit të kostove të fluturimeve dhe duke mos synuar realizimin e fitimve”.

Ky monopolizim i tregut të fluturimeve duket se ka vijuar deri në muajin qershor, kohë kur drejtues të kompanive të tjera ajrore shpreheshin se vendet e Bashkimit Evropian kishin dhënë miratimin për të rifilluar fluturimet mbi të drejtat reciproke.

“Riatdhesimi si proces po keqpërdoret dhe është tejzgjatur me qëllim favorizimin e një kompanie të vetme, duke shkelur haptazi kushtet e konkurrencës dhe tregun e lirë”, shprehej drejtuesja e një kompanie ajrore private për Tv Klan në 16 qershor.

I gjithë ky proces ngre edhe një herë alarmet e përsëritura nga media dhe aktorë të tjerë të pavarur, mbi vendimmarrjen e nxituar të qeverisë shqiptare, e cila është akuzuar shpesh se marrëveshjet i bën në tavolinë ndërsa procedurat ligjore i trajton si një burokraci që mbyllet brenda një dite.

Tags: air albaniabelinda ballukuHarmonia Hotels Groupkarantinimriatdhesimet
Previous Post

ALARMI I RREMË TRONDIT VJENËN/ ZHURMA E 20 SIRENAVE TË POLICISË TMERRON QYTETARËT, REAGON POLICIA

Next Post

“RIKTHEHEMI NË 5 NËNTOR”/ NEVADA NDËRPRET PROCESIN E VOTIMEVE

Related Posts

Qeveria ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në vend/ Ibrahimaj: Ulet benzina, nafta dhe gazi

01/07/2022
Qeveria ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Qeveria ndryshon sërish çmimet e karburanteve

29/06/2022
Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

30/06/2022
Aksident tragjik në aksin Berat-Fier, makina përplas për vdekje punonjësin e rrugës

Aksident tragjik në aksin Berat-Fier, makina përplas për vdekje punonjësin e rrugës

29/06/2022
Vrau dy motrat me të cilat kishte lidhje intime, prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

Vrau dy motrat me të cilat kishte lidhje intime, prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

28/06/2022
Arrestohen hajdutët e aparateve të ujit, i vidhinin për t’i shitur për skrap

Arrestohen hajdutët e aparateve të ujit, i vidhinin për t’i shitur për skrap

28/06/2022
Next Post
Trump dhe Biden

"RIKTHEHEMI NË 5 NËNTOR"/ NEVADA NDËRPRET PROCESIN E VOTIMEVE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Mos u dashuroni me këto 4 shenja të horoskopit. Do t’ju bëjnë të vuani

    Mos u dashuroni me këto 4 shenja të horoskopit. Do t’ju bëjnë të vuani

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vdekja e shqiptares në Genova/ Dyshohet se italiani hyri qëllimisht në korsinë e gabuar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Sapo keni kaluar një fazë të vështirë në dashuri!’ Parashikimi i Paolo Fox për këtë të hënë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Shprehuni me partnerin për shqetësimet tuaja!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 1 korrik 2022

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Rama për mos hapjen e negociatave: Jam i qetë, BE ka hallet e veta

Rama për mos hapjen e negociatave: Jam i qetë, BE ka hallet e veta

01/07/2022
Von Der Leyen telefonon kryeministrin maqedonas: BE është gati të caktojë datën e negociatave

Von Der Leyen telefonon kryeministrin maqedonas: BE është gati të caktojë datën e negociatave

01/07/2022
Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Mandateve

Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Mandateve

01/07/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.