• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

28 mln euro për koncesionet në 10-mujor, më pak u shpenzuan për rindërtimin

14/12/2020
in Ekonomi
0
PPP

PPP

TIRANË– Gjatë 10 muajve (janar-tetor) qeveria ka realizuar vetëm 58% të fondeve të planifikuara në buxhetin e vitit 2019, për të financuar investimet publike.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë periudhës janë çelur nga thesari 57 miliardë lekë nga 99 miliardë të planifikuara. Nga lista e detajuar e investimeve rezulton se nga 2467 projekte, në total janë financuar vetëm gjysma e tyre, rreth 1252 projekte.

Nga lista e projekteve të financuara shihet se financimet më të mëdha i kanë marrë kontratat koncesionare, projektet e rindërtimit dhe investimet në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Nga totali i fondeve të shpenzuara, më shumë se 6% e tyre shkuan për financimin e kontratave koncesionare, me një shumë totale prej 3.5 miliardë lekësh ose 28 milionë eurosh. Kjo shumë shkoi për financimin e koncesionit të Rrugës së Arbrit me 1,9 miliardë lekë. 738 milionë lekë shkuan për subvencionin e trafikut të munguar në Rrugën e Kombit, inceneratori i Fierit është financuar me 406 milionë lekë, inceneratori i Elbasanit me 272 milionë lekë dhe supervizioni i Rrugës së Arbrit me 135 milionë lekë. Gjyma e tjetër e kontratave koncesionare, si ato në shëndetësi dhe inceneratori i Tiranës financohen nga zëri i shpenzimeve korrente.

Më tej, grupi i projekteve që janë financuar më së shumti këtë vit, janë projektet e rindërtimit. Deri në fund të 10-mujorit janë çelur 2.4 miliardë lekë (19 mln euro), nga të cilat 811 milionë lekë ishin për rindërtimin e banesave individuale dhe pjesa tjetër, në rindërtimin e shkollave të shembura.

Siç shihet nga të dhënat, projekti i rindërtimit të banesave nuk ka përparuar siç kanë qenë programimet në buxhet, pasi për këtë vit ishin planifikuar të shpenzoheshin 5,6 miliardë lekë.

Projektet e infrastrukturës rrugore kanë qenë gjithashtu të financuara këtë vit. Ndërtimi i bypass-it të Fierit është projekti më i financuar këtë vit me 2.7 miliardë lekë, i ndjekur nga rruga Kardhiq-Delvinë dhe Qukës-Qafë – Plloçë.

Ecuria e investimeve publike këtë vit u përball me dobësi të theksuar edhe prej krizës së pandemisë, e cila ndikoi negativisht në grumbullimin e të ardhurave buxhetore.

Me gjithë ndryshimet e bëra në buxhetin e 2020 për ta përshtatur atë me zhvillimet e reja, zëri i investimeve mbeti i pandryshuar. Por gjatë 10-mujorit, shihet se programi i investimeve është realizuar vetëm 58%.

Ky mosrealizim rrezikon të rikthejë praktikën e viteve të kaluara, ku fondet e mbetura prokurohen në muajin dhjetor.

Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Financave, gjatë vitit të kaluar zbuloi se, nga të gjithë zërat buxhetorë, shpenzimet kapitale janë përgjegjëse për pjesën dërrmuese të detyrimeve të prapambetura. Auditi i qeverisë ka vërejtur se gjatë vitit 2019, realizimi i shpenzimeve kapitale paraqet devijimin të madh nga planifikimi në buxhet, i miratuar në Kuvend.

Për vitin 2019, ky tregues është vlerësuar mesatarisht me 0.65 pikë nga 4 pikë të mundshme, ose vetëm 16.3% e detyrimeve vjetore të përcaktuara në fillim të vitit. Raporti i audituesve tregon se, devijimi i përdorimit të fondeve publike për investime është përkeqësuar më tej në vitin 2019.

Nga të gjitha grupet e njësive të qeverisjes së përgjithshme të marra në analizë, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë devijimin më të lartë, në krahasim me ministritë e linjës dhe institucionet e pavarura. Në ato njësi, të cilat paraqesin një performancë shumë të ulët të realizimit të këtij treguesi, evidentohet se shkaqet kryesore janë të lidhura kryesisht me problematikat dhe vonesat që ndodhin në kryerjen e procedurave të prokurimit./B.Hoxha.

Marrë nga Monitor.al

Tags: buxheti i shtetitkoncensionerindertim
Previous Post

‘Sot nis rilindja juaj, jini të qetë’/ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e hënë, 14 dhjetor 2020

Next Post

Sot pritet të nis vaksinimi në SHBA, personat që do të vaksinohen të parët

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Foto ilustruese

Sot pritet të nis vaksinimi në SHBA, personat që do të vaksinohen të parët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.